Jetesë & Stil

Gabimet që ndikojnë në rënien e flokëve


Larja e flokëve mund të na duket një proces shumë i thjeshtë, por pas tij fshihen shumë pasoja që mund të ndikojnë negativisht, siç është rënia e flokëve.

Ka shumë arsye që ndikojnë në rënien e tyre:

Dieta shpesh mund të jetë një tronditje për hormonet. Ajo shpesh çon në rrallimin dhe rënien e flokëve. Duhet të konsumohet një dietë e shëndetshme me shumë proteina dhe yndyra. Flokët janë bërë kryesisht nga proteina (keratin) dhe ato kanë tendencë të prishen nëse nuk jeni duke u mjaftuar me ushqim.

Ekspozimi i zgjatur i nxehtësisë dhe rrezeve të diellit mund të thajë flokët dhe lëkurën e kokës dhe të dëmtojë kutikulën dhe fibrat e flokëve. Kjo i bën ato të brishtë e deri në humbjen e tyre. Flokët me ngjyra të lehta dhe të imëta janë veçanërisht të prekshme nga dielli.

Fjetja me flokë të lagur është një tjetër arsye. Uji i tepërt në flokë i rëndon dhe presioni më i vogël, do t’i këpusë ato.

Zgjatimet artificiale të flokëve, sidomos kur janë tepër të gjata dhe të rënda, shkaktojnë rënie flokësh. Mbajtja e tyre për një kohë të gjatë tërheq flokët nga rrënjët duke shkaktuar stres dhe këputje./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore