Jetesë & Stil

Naomi Campbell braktis pas 7 minutash festën e lançimit të veturës së BMW, inspiruar po nga ajo


Ajo njihet si një nga divat më të mëdha të showbiznesit, dhe së fundmi modelja ikonike Naomi Campbell e respektoi reputacionin e saj kur e braktisi festen dedikuar posaçërisht asaj, pas vetëm shtatë minutash.

Duke lansuar partneritetin e tyre të ri gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, marka e veturave BMW organizoi një festë ‘ekskluzive’ për të festuar lançimin e makinës së frymëzuar nga Naomi, ku u zbulua një makinë vjollce e quajtur Mystique Allure.

E organizuar në BMW World, përballë hotelit të famshëm Carlton në Cannes Croisette, qindra njerëz u mblodhën në ambientin e vogël jashtë për të parë Naomi-n të zbulonte krijimin e saj të fundit.

Me të mbërritur në orën 10:30, një orë e gjysmë pas ngjarjes, Naomi, 53 vjeçe, u prezantua përmes një piste të purpurt vezulluese.

E veshur me një veshje  të frymëzuar nga ushtria, në të cilën pësoi një mosfunksionim pothuajse të garderobës, ajo doli përpara turmës, mbajti një fjalim të vogël duke falënderuar BMW-në, pozoi për disa foto para makinës dhe u largua.

Kuptohet se Naomi la festën e saj për të marrë pjesë më pas në ngjarjen e Christian Dior përtej rrugës në çatinë e pasur të hotelit JW Marriott, ku u bashkua me Anya Taylor-Joy  dhe Chris Hemsworth, dhe atje ajo qëndroi deri në orët e para të mëngjesit.

Naomi nënshkroi një marrëveshje me BMW në prill të vitit të kaluar dhe tani ka dizajnuar modelin e saj të gamës XM.

Raportet e mëparshme kanë sugjeruar se supermodelja është paguar deri në miliona paund për disa marrëveshje dhe bashkëpunime.

Me një vlerë neto prej 80 milionë funtesh, Naomi ka punuar më parë me marka luksoze si Versace, Ralph Lauren, Yves Saint Laurent dhe Chanel.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore