Shtëpia e së vërtetës

Misioni dhe vlerat

Misioni dhe vlerat

Për ne tek Albanian Post, misioni është udhërrëfyesi ynë gazetaresk në dhënien e informacionit dhe lajmeve brenda një mjedisi medial vazhdimisht në ndryshim. Në këtë frymë, ne u shërbejmë lexuesve dhe shoqërisë. “Ne e tregojmë të vërtetën e plotë”. Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Raportimet e Albanian Post janë të pavarura nga çfarëdo ndikimi partiak, fetar apo grupor. Ne jemi të vendosur që ta kërkojmë dhe raportojmë vetëm të vërtetën. Për këtë arsye i kushtojmë shumë rëndësi ndërtimit të një relacioni të qëndrueshëm besueshmërie dhe respekti me audiencën. Ne synojmë që ta bëjmë më të afërt dhe më të personalizuar relacionin me lexuesin. Prandaj jemi të investuar në krijimin e formave të reja të lidhjes së këtyre dy pjesëve që organikisht komunikojnë me njëra-tjetrën. Punën tonë e konsiderojmë veçanërisht të rëndësishme në këtë kohë të ndryshimeve thelbësore për shoqëritë në përgjithësi dhe shoqëritë shqiptare në veçanti. Ato po bëhen një. Synimi ynë është që dimensioni medial të jetë pjesë dhe ne të jemi pararojë e informacioneve dhe lajmeve të këtij procesi.

Rreth nesh

Gazetaria cilësore, krijimtaria që dallon, kërkon njerëz të talentuar dhe të përkushtuar. Albanian Post punëson dhe është gjithmonë në kërkim të gazetarëve, diazjnerëve, kameramanëve, montazhierëve dhe të gjithë të tjerëve që e bëjnë dallimin. Punëtorët tanë janë vet kompania. Prandaj, ne kujdesemi për rrugëtimin dhe kontribuojmë në zhvillimin profesional të tyre.

Nga Korriku 2024, Albanian Post, është formalisht anëtare e rrjetit të portalit “Project Syndicate”, me link www.project-syndicate.org dhe me vendndodhjen kryesore në Nju Jork. Kështu, si partnere zyrtare, Albanian Post ka të drejtën për të botuar, riprodhuar dhe shpërndarë komente dhe opinione që “Project Syndicate” shpërndan në rrjetin e saj.