Albanian Post është pronë e Albanian Post Sh.P.K dhe për rrjedhojë të gjitha përmbajtjet origjinale pjesë e tij i nënshtrohen rregullativës ligjore mbi të drejtën e autorit apo krijuesit. Ju lutemi, lexoni me kujdes Kushtet e Përdorimit, që përmbajnë informacionet e rëndësishme lidhur me të drejtat dhe detyrimet tuaja si rrjedhojë e qasjes në shërbimet që Albanian Post ofron.
- 1. Pranimi i Kushteve të Përdorimit
- 1.1 Secilën herë që ju qaseni në shërbimet tona, apo përdorni shërbimet tona, ju pajtoheni që të silleni në pajtueshmëri të plotë me Kushtet e Përdorimit dhe kufizime tjera shtesë që mund të zbatohen si pas nevojës. Ju po ashtu pajtoheni që t’i pranoni ndryshimet e këtyre kushteve në të ardhmen.
- 1.2 Ne mund t’i ndryshojmë në çdo kohë Kushtet e Përdorimit, duke ju njoftuar qoftë përmes e-mailit, qoftë përmes përditësimit të datës në krye të kësaj faqeje. Hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve është po ashtu në diskrecionin tonë.
- 1.3 Ne mund ta ndryshojmë, pezullojmë apo ndalim çdo shërbim që ofrojmë, në çdokohë, përfshirë edhe qasjen në databazën tonë. Ne, po ashtu, mund të vendosim kufizime të caktuara për shërbime të caktuara, pa kurrfarë paralajmërimi.
- 2. Përdorimi i Përmbajtjes dhe Shërbimeve
- 2.1 Përmbajtja dhe Shërbimet e Albanian Post janë të mbrojtura me të drejta autoriale, licenca, të drejta intelektuale, të drejta sui generis dhe të drejta të tjera që derviojnë nga ligjet e Shqipërisë, Kosovës dhe ligjet ndërkombëtare. Ndalohet rreptësisht përdorimi i paautorizuar, modifikimi, transmetimi, riprodhimi, përdorimi i copëzave për të krijuar përmbajtje të re, shpërndarja, shfaqja në publik dhe çfarëdo forme tjetër e keqpërdorimit të materialeve autentike të Përmbajtjes apo sistemeve të Shërbimit, pjesërisht apo në tërësi.
- 2.2 Materialet e shkarkuara në pajtueshmëri me ligjin mund të përdoren vetëm në domenin privat, pra janë vetëm përpërdorim personal, gjithmonë përderisa ruhen të drejtat e autorit. Kopjimi apo shkarkimi i materialeve për çfarëdo qëllimi përdorimi, përveç atij personal, pa leje paraprake të shkruar nga Albanian Post, është rreptësisht i ndaluar dhe do të ndiqet në rrugë ligjore.
- 2.3 Për përmbajtjet që nuk janë pronë intelektuale e Albanian Post, por që u takojnë partnerëve, Albanian Post nuk mban kurrfarë përgjegjësie për gabime, pasaktësi, lëshime apo vonesa të çfarëdolloji, qoftë në aspektin e Përmbajtjes, apo në atë të Shërbimit.
- 3. Ndalesat në përdorimin e Shërbimeve
- Rreptësisht ndalohet qasja, tentimi për qasje, apo përdorimi i Shërbimeve në çfarëdo mënyre që dëmton Albanian Post apo palët e treta. Shërbimet tona nuk mund të përdoren në asnjë formë që shkel ligjet në fuqi, të drejtat intelektuale të palëve të treta apo të drejtat tjera që burojnë nga patenta. Në momentin që pranoni Kushtet e Përdorimit, ju pajtoheni që nuk do të tentoni apo nxisni tentativë për të ndërhyrë në çfarëdo forme në Shërbimet tona.
- 4. Përmbajtjet nga palët e treta
- Shërbimet e Albanian Post përmbajnë linqe që çojnë në faqe të palëve të treta, apo forma tjera të pronësisë intelektuale që lidhen në një formë apo një tjetër me palët e treta (me një emër “Përmbajtje e Ndërlidhur”). Albanian Post nuk i kontrollon dhe prandaj nuk mban përgjegjësi për çkado që lidhet me Përmbajtje të Ndërlidhur.
- 5. Juridiksioni dhe ligjet në fuqi
- 5.1 Kushtet e Përdorimit janë ndërtuar në pajtueshmëri të plotë me Ligjin nr. 35/2016 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me to të Republikës së Shqipërisë dhe Ligjin nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Ligji nr. 05/L-047 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta të Republikës së Kosovës. Po ashtu, këto kushte janë në pajtueshmëri të plotë me Konventat e Kombeve të Bashkuara për Kontratat (kur ato janë të aplikueshme).
- 5.2 Çfarëdo veprimi ligjor që lidhet me Kushtet e Përdorimit zgjidhet pranë organit gjyqësor kompetent, Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
- Për çfarëdo shkelje të të drejtave të autorit drejtohuni në: