Tokyo 2020

‘Rebelja e heshtur’, si po e ndryshon Naomi Osaka Japoninë?


Naomi Osaka tregon një histori.

Është nga Florida, ku tenistet e reja më të mira në botë përballen me njëra-tjetren.

Osaka, diku rreth 10 vjeç në atë kohë, përgatitej për një ndeshje prestigjioze në turneun “Orange Bowl”.

Duke u përgatitur afër kundërshtares së saj, Osaka rastësisht dëgjoi bisedën e saj.

“Ajo po fliste me një tjetër vajzë japoneze”, tha Naomi Osaka.

“Ato nuk e dinin që unë po dëgjoja, por as që unë kuptoja japonisht”, shtoi ajo.

“Shoqja e saj e pyeti kundërshtaren time se me kë do luante, ajo iu përgjigj ‘Osaka’. Ajo ia ktheu, ‘Oh, ajo vazja e zezë’. A pretendohet që ajo të jetë japoneze?’, dhe pastaj, vajza që do luaja kundër saj, tha ‘nuk besoj se është’”.

Por, tani të gjithë e njohin.

Osaka, një vajzë e rritur në SHBA, nga një nënë japoneze dhe një baba haitian, tani është fytyra e lojërave olimpike, Tokyo 2020.

Në çdo ndalesë autobusi në Tokyo, sytë e 23-vjeçares iu shikojnë juve, me reklamën e saj që gjendet aty.

Ajo është e veshur në një xhaketë neon mbi një ‘activewear’ të zi.

Slogani është i shkruar gjysmë në Anglisht, gjysmë japonisht. Është fjala ‘e re’, që përcjellet me një simbol, që mund të përkthehet ‘botë’ ose ‘gjeneratë’.

Ai kryen punën shumë mirë.

Osaka, që hoqi dorë nga pasaporta amerikane në vitin 2019, në nder të trashëgimisë japoneze, në shtëpi nuk po sjell vetëm trofe, por shumë më shumë se aq.

Ajo po sjell ndryshim.

Nuk duhet të kthehesh në fëmijërinë e saj për të parë se si ajo përshtatet me shoqërinë japoneze.

“Të them të drejtën, ndihemi pak të distancuar nga ajo, për shkak që ajo është e ndërtuar ndryshe fizikisht”, tha Nao Hibino, numri tre i Japonisë.

“Ajo u rrit në një vend ndryshe dhe nuk flet shumë japonisht”.

“Nuk është si Kei Nishikori, që është një japonez i pastër”.

Por, ajo nuk është e para sportiste e madhe japoneze që nuk vjen nga një familje tërësisht japoneze.

I njëjtë ishte rasti edhe me Sachio Kinugasa dhe Hideki Irabu, dy yje të mëdhenj të bejsbollit.

Por, asnjëri nga ta nuk ishte i interesuar të fliste për okupimin që prindërit e tyre amerikan i bën Japonisë gjatë luftës së dytë botërore, për diskriminimet që ata pësuan.

Osaka është ndryshe.

“Disa njerëz të moshuar kanë tashmë një ide se si një atlete femër japoneze duhet të sillet dhe të flas në publik”, tregon Hiroaki Wada, një gazetare për gazetën “Mainichi” në Japoni.

“Naomi nuk përshtatet me stilin tradicional. Ajo e ka bërë të ditur këtë gjë me fjalët dhe veprat e saj në Japoni”.

“Raca dhe identiteti u diskutuan shumë më shumë në rrjetet sociale për shkak të saj, duke përfshirë edhe komentet e saj politike. Ajo është një figurë që nxit reagime të ndryshme”.

Osaka u bë pjesë e ‘Bubble’ në US Open sezonin e kaluar, dhe erdhi me një plan.

Ajo kishte shtatë maska të ndryshme. Nga një për secilin raund të turneut.

Të gjitha maskat kishin emrin e një Amerikani me ngjyrë që vdiqën për shkak të sulmeve raciste ose dhunës së policisë.

Ajo përdori të gjitha, duke vënë në pah emrat e George Floyd, Breonna Taylor dhe Trayvon Martin përballë audiencës ndërkombëtare, në rrugën e saj për titullin.

Një subjekt që Japonia, një ndër shtetet me më pak diferencë racash, ende ka vështirësi të përshtatet.

Televizioni publik i Japonisë, NHK, vitin e kaluar kërkoi falje pasi një film i animuar për të përshkuar qëllimin e protestave për të drejtat raciale, i karikaturoi njerëzit me ngjyrë dhe la jashtë disa nga pikat kryesore të lëvizjeve.

Në vitin 2019, kompania ‘Nissin’, ilustroi Naomi Osaka-n si të bardhë.

“Mendoj se çfarë ka ndodhur në vitet e fundit, ka qenë një proces i mësimit për japonezët’, thotë Robert Whiting, autor i “Toky Junkie”, një libër që me detaje tregon jetën e tij në at qytet për afro 60 vite.

“Ka pasur shumë emisione, ku është analizuar pse Naomi ka folur ashtu siç bën plot herë”.

“Në Japoni, tradita është që të shmanget konflikti dhe argumenti. Nuk është si në Amerikë, që kultura është krejt ndryhshe”.

“Në Amerikë, individualizmi vlerësohet shumë, por jo në Japoni. Këtu, harmonia është gjëja më e rëndësishme”.

Nëse vitin e kaluar diskutimi ishte se nga vjen Osaka, këtë vit është se ku është ajo.

Në maj, pasi paraprakisht ajo paralajmëroi se nuk do të fliste për media para French Open, ajo u largua nga ai turne dhe pastaj nga Wimbledon-i.

Tokyo 2020 pret rikthimin e saj në fushë pas afro dy muajsh.

Ajo është një ndër personalitet japoneze më të rëndësishme që ngriti problem e shëndetit mendor para publikut.

Në Japoni, numri i njerëzve që janë raportuar për probleme mendore, është dyfishuar nga vitit 1999 deri në vitin 2014.

“Tradicionalisht në vendin tonë, 40 vite më parë, ishte e turpshme nëse dikush kishte probleme mendore”, tha Wada.

“Në përgjithësi, frika se do të shikohen si të dobët, i ka lënë njerëzit të mbyllur, pa treguar problemin e tyre”.

“Por gjërat po ndryshojnë. Njerëzit e kanë më lehtë të pranojnë që kanë probleme me shëndetin mendor dhe që duhet të trajtohen”.

Whiting, nuk ka asnjë dyshim se nga ky ndryshim në Japoni po vjen.

“Mendoj që Naomi Osaka, dhe të tjerë japonez me prindër me nacionalitet të ndryshëm, janë të huaj deri në një masë”, shton ai.

“Por, kjo gjeneratë e japonezëve është shumë më e sofistikuar se sa gjeneratat e kaluara”.

“Ka një mirëkuptim të gjërë që nuk ishte në Japoni kur unë arrita në vitet 60, ose 80, 90. Bota është një vend më i vogël tani, dhe Japonia ka përfituar nga kjo”, mbyllë Whiting.

Botë e re. Gjeneratë e re. Sido që ta përkthesh, Osaka është një pjesë e madhe e saj.

Përshtatur nga BBC Sport, për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore