Sport

“Shkëlqeu vetëm para e pas ndeshjes”, Blick kritikon perfomancën e Shaqirit ndaj Kosovës


Mediumi zviceran Blick.ch në një artikull kushtuar ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës që u zhvillua të dielën ka kritikuar performancën e Xherdan Shaqirit, duke shkruar se Shaqiri ka shkëlqyer vetëm “para e pas ndeshjes” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Loja në Prishtinë është një lojë e madhe, sidomos për të. Nuk mund të ishte më emocionale. Është beteja e rëndë kundër Kosovës, kundër vendit të lindjes, atdheut të prindërve të tij”, thuhet në artikull.

Por, Shaqiri luajti “dobët”, shkruan tutje Blick.ch.

“Shaqiri qëndroi i heshtur. Një gjuajtje e pasuksesshme pas nëntë minutave dhe një pasim për 2:1. Nuk kishte shumë më tepër të shtunën mbrëma. Jo të paktën gjatë ndeshjes”.

“Gjatë himnit kombëtar të Kosovës, Shaqiri mban qëndrim të njëjtë me kundërshtarët. Ai vendos dorën e djathtë në zemrën e tij”.

Ndërsa Shaqiri pash ndeshjes tha se “të gjithë e dinë që kam lindur këtu, se i kam rrënjët këtu”.

“E bëra këtë gjest për respekt për Kosovën”, tha futbollisti me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit.

Pas ndeshjes, Shaqiri ia dha fanellën një tifozi me aftësi të kufizuara. Më pas u shpreh i lumtur e edhe pak i mërzitur.

“Jam krenar që luajta këtu. Është diçka që e kam ëndërruar gjithnjë. Por në fund jam i dëshpëruar që nuk fituam. Është dashur të kthehemi me fitore 2:1”, ka thënë Shaqiri.

Sipas mediumit zviceran, ai fitoi duartrokitje nga tribuna për gjestin e tij.

“Duartrokitje edhe më të mëdha pati kur ai u zëvendësua në minutën e 84-të. Ndoshta nga pala kosovare edhe pak për mirënjohje që nuk shkëlqeu”.

Të dielën, 2:2 ka përfunduar ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dardanët dhe Helvetikët u ndanë në “paqe”.

Në grupin I, Zvicra mbetet liderë me plotë 11 pikë, derisa Kosova renditet e pesta me vëtëm katër pikë të grumbulluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore