Sport

Suedia, liga e parë në top 30-shen e Evropës që refuzon VAR-in


Një ligë evropiane është bërë e para nga 30 divizionet më të mira të UEFA-s që refuzon futjen e VAR-it.

Për tifozët e futbollit në Britani, është e vështirë të kujtohet koha përpara se të ekzistonin gjyqtarët ndihmës video (VAR).

Që nga futja e VAR-it në Premier League në sezonin 2019-20, duket sikur asnjë ndeshje nuk mund të kalojë pa ndodhur një lloj incidenti i diskutueshëm.

Edhe kur nuk bëhen gabime, tifozëve u mjafton koha që mund të marrë për marrjen e vendimeve. Sistemi ka dështuar të heqë dorë nga gabimet njerëzore.

Tani, liga e lartë suedeze është bërë e para nga 30 ligat më të mira të Evropës që refuzon futjen e VAR-it.

Kryetari i Federatës Suedeze të Futbollit, Fredrik Reinfeldt, kishte kërkuar që VAR-i të miratohej në Allsvenskan, duke e përshkruar teknologjinë si “e ardhmja” e futbollit suedez.

Që nga bërja e këtyre komenteve vitin e kaluar, Reinfeldt është kritikuar ashpër nga tifozët dhe klubet.

Mbështetësit kanë shfaqur pankarta në ndeshje që kërkonin dorëheqjen e tij, ndërsa klubi me bazë në Stokholm Hammarby miratoi një rezolutë në mbledhjen e tij vjetore për të punuar për të hequr Reinfeldt nga posti i tij.

Të enjten, federata suedeze e hodhi poshtë idenë pasi anëtarët e shumicës së klubeve në Suedi miratuan mocionet që kundërshtonin VAR-in.

“Nëse e numërova saktë, ne kemi tetëmbëdhjetë klube elitare dhe dy distrikte që kanë thënë se nuk duan të prezantojnë VAR-in”, tha Reinfeldt për “Sportbladet”.

“Ne e respektojmë këtë. Prandaj nuk kemi paraqitur asnjë propozim për VAR-in në mbledhjen e mëparshme të bordit përfaqësues dhe nuk e parashikoj as në të ardhmen”.

“Unë qëndroj duke respektuar rregullat demokratike të lojës”, vijoi ai.

Reinfeldt konfirmoi se UEFA nuk do ta detyrojë federatën suedeze të prezantojë VAR-in.

Vendimi përfaqëson një fitore të madhe për mbështetësit e futbollit suedez dhe demonstron ndikimin dhe fuqinë që mund të kenë tifozët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore