Sport

Dalin probematikat e para pas miratimit të listës së zgjeruar të lojtarëve për Euro 2024


Me një komunikim zyrtar të ditëve të fundit, UEFA bëri të ditur se skuadrat e kombëtareve që luajnë në Euro 2024 mund të përbëhen nga 26 lojtarë. Trajnerët e skuadrave do të mund të vendosin të sjellin nga një minimum prej 23 deri në maksimum 26 lojtarë për eventin, zgjedhje kjo që ndjek dëshirat e trajnerëve të ndryshëm.

Nëse do të mjaftonte që trajnerët t’i zgjerojnë vendimet e tyre deri në maksimum tre lojtarë më shumë se sa ata të imagjinuar fillimisht, për UEFA-n lind një sërë problemesh kurioze në nivel organizativ.

Nga dhomat e zhveshjes deri te stolat, hapësirat ishin projektuar për të akomoduar një numër të caktuar njerëzish dhe nuk ka më kohë për të vlerësuar alternativat.

UEFA shpjegoi se në bazë të rregullave të reja “tani lejohet të ketë deri në 15 lojtarë në pankinë dhe për këtë arsye të gjithë lojtarët mund të përfshihen në listën e ndeshjes. Çdo lojtar ose anëtar i stafit në listë duhet të ulet në stolin e ekipit. Megjithatë, kapaciteti i stolit do të jetë 23 vende pasi ndryshimet infrastrukturore nuk janë të mundshme në këtë fazë”.

Me pak fjalë, nuk do të ketë zgjerime pavarësisht numrit më të madh të lojtarëve. Jo vetëm kaq, “numri maksimal i njerëzve të listuar në listën e garave do të jetë ende 34 persona. Secila skuadër më pas duhet të vendosë për përbërjen e grupit. Për shembull, nëse listohen 26 lojtarë, mund të listohen deri në 8 anëtarë të stafit, ndërsa nëse listohen vetëm 23 lojtarë, 11 anëtarë të stafit do të kenë të drejtë”.

Megjithatë, UEFA specifikoi se “do të ofrohen vende shtesë për 19 anëtarë të ekipit (në vend të 16 fillimisht) në vendet pranë stolave”.

Një problem i ngjashëm do të lindë edhe për sa i përket dhomave të zhveshjes, pasi hapësirat janë “të planifikuara për 23 lojtarë”, ato të parashikuara fillimisht në rregullore. Për këtë arsye, Federata Evropiane e Futbollit ka saktësuar se “do të bëhet çdo përpjekje për të ofruar vende të përshtatshme në dhomat e zhveshjes për lojtarë shtesë”.

UEFA vendos të lejojë kombëtaret të marrin 26 lojtarë në Euro 2024

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore