Sport

Bundesliga mbyll sezonin, por sytë mbeten ende nga finalja e Champions League


Bundesliga gjermane ka mbyllur këtë të shtunë sezonin 2023-24. Bayer Leverkusen, siç dihej më herët, ka festuar titullin kampion, dhe e ka bërë këtë pa asnjë humbje.

Stuttgart ka mbyllur sezonin në vendin e dytë, duke lënë Bayern Munich-un të tretin.

Zona e Champions League, përveç Leverkusen, Stuttgart dhe Bayern ka në përbërjen e saj edhe Leipzig dhe Borussia Dortmund. Kujtojmë se Bundesliga çon gjashtë ekipe në Champions sezonin e ardhshëm.

Eintracht Frankfurt përfundoi në vendin e gjashtë dhe fiton kualifikimin në Europa League për sezonin e ardhshëm.

Por, nëse Dortmund fiton finalen e Champions League ndaj Real Madrid-it, atëherë Bundesliga çon gjashtë skuadra në Champions sezonin e ardhshëm. Dhe ky do të jetë fati i Frankfurt-it.

Hoffenheim e mbyll në vendin e shtatë dhe siguron pjesëmarrjen në fazën e play-off të Conference League për sezonin e ri.

Megjithatë, Hoffenheim mund të kalojë në Europa League nëse Leverkusen fiton DFB- Pokal. Në këtë rast, Heidenheim do të shkonte në kualifikueset e Conference League.

Bochum e mbyll në vendin e 16 dhe shkon në play-off për qëndrimin në Bundesliga ku përballet me Fortuna-n nga Bundesliga 2.

Koln dhe Darmstadt bien zyrtarisht nga Bundesliga dhe sezonin e ri do të luajnë në nivelin e dytë të futbollit gjerman.

Në mesin e artë të tabelës, nga vendi i 9-15 vendosen Bremen, Freiburg, Augsburg, Wolfsburg, Mainz, Borussia Monchengladbach dhe Union Berlin.

Rezultatet e javës së fundit në Bundesliga:

Heidenheim 4-1 Koln

Union 2-1 Freiburg

Hoffenheim 4-2 Bayern

Leverkusen 2-1 Augsburg

Dortmund 4-0 Darmstadt

Frankfurt 2-2 Leipzig

Bremen 4-1 Bochum

Stuttgart 4-0 Gladbach

Wolfsburg 1-3 Mainz

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore