Lajme

Franca fshehurazi dërgoi ushtarë në Ukrainë, thotë ish-zyrtari i Pentagonit


Franca ka dërguar tashmë rreth njëqind ushtarë të Legjionit të Huaj në fushën e betejës në rajonin e Donetskut, në Ukrainën lindore, dhe synon të forcojë këtë kontigjent në të ardhmen e afërt në rreth 1 mijë e 500 burra.

Kështu shkruan ish-zëvendsekretari amerikan i Mbrojtjes, Stephen Bryen, në gazetën “Asia Times”.

“Franca ka dërguar zyrtarisht trupat e saj të para në Ukrainë”, tha ish-zyrtari, sipas të cilit ushtria franceze është shumë afër frontit: kontingjenti fillestar.

Sipas Bryen, ushtria franceze “u vendos drejtpërdrejt në një zonë të nxehtë luftimi për të ndihmuar Ukrainën t’i rezistojë përparimit rus në Donbass”.

“Prania e forcave franceze në Ukrainën lindore mund të përfaqësojë kapërcimin përfundimtar të vijës së kuqe të Moskës në lidhje me NATO-n”, paralajmëroi ish-nënsekretari.

Vendimi i Francës – thotë Bryen – “ka dy kuptime, përveç atij të dukshëm, përkatësisht shkas i mundshëm i një lufte pan-evropiane”.

E para është se presidenti francez Emmanuel Macron ishte në gjendje të dërgonte ushtarë në Ukrainë “pa u përplasur me opozitën reale të brendshme”, duke përfituar gjithashtu nga fakti se me përjashtim të oficerëve, Legjioni i të Huajve përbëhet pothuajse tërësisht nga qytetarë jo-francezë.

Për më tepër, sipas Bryen, vendimi i Macron për të dërguar ushtarë në Ukrainë do të ishte një lloj hakmarrjeje për “poshtërimin e pësuar nga Elysee” pas dëbimit gradual të Parisit nga Afrika Sub-Sahariane “dhe zëvendësimin nga Rusia” në atë rajon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore