Sport

Trajneri i Kosovës: Mujës s’kishim mundësi t’ia ndryshonim mendjen – vendosi ta përfaqësonte Shqipërinë


Primoz Gliha dhe Arbnor Muja

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se ka tentuar t’ia ndryshoj mendjen futbollistit Arbnor Muja, por ky fundit kishte vendosur që ta përfaqësonte kombëtaren e Shqipërisë.

“Në rastin e Mujës kemi folur me të dhe nuk kishim asnjë mundësi t’i ndryshonim mendjen”, tha ai gjatë një konference për media para ndeshjes me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 që do zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Në situatën aktuale ne nuk mund të bënim asgjë, kemi provuar të bisedojmë me të dhe t’ia bëjmë të qartë se është pjesë e planeve tona të rëndësishme por ai kishte marrë vendimin e tij për të qenë pjesë e Shqipërisë”.

Por, e ai e ka pranuar se futbollistë si Muja janë shumë të rëndësishëm, derisa ka shtuar se “nuk duhet t’i lëmë të na ikin, ndaj po marrim të gjitha masat, që të mos përsëriten raste të tilla”.

“Sigurisht, Muja është shembull sepse lojtarët duhet të qëndrojnë te Kosova. Lojtarë të tillë duhet të jenë prioritet për ne”.

Gliha ka folur edhe për dy ndeshjet e dardaneve me Zvicrën dhe Rumaninë gjatë do zhvillohen gjatë këtij muaji.

Ai ka theksuar se futbollistët duhet të jenë gati “të vdesin në fushë” për të marrë më të mirën.

“Ne duhet të jemi gati edhe të vdesim në fushë, pasi luajmë për ekipin kombëtar dhe për një futbollist profesionist, nuk ka gjë më të rëndësishme. Nuk luajmë për para, por për dinjitet dhe duhet ta tregojmë në fushë këtë”, ka potencuar ai.

Gliha foli shkurtimisht edhe për supeligën e Kosovws në futboll, duke thënë se ka klube shumë të mira.

Megjithatë, ai ka shtuar se ka shumë lojtarë ofensivë, por askush nuk dëshiron të luajë në aspektin defensivë.

“Problemi kryesor është mbrojtja, pra të gjithë duan të luajnë përpara, por shumë pak duan të luajnë në mbrojtje, prandaj edhe kemi probleme në pozitën e mesfushorit mbrojtës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore