Sport

Nga Milan te Juve dhe Roma, sa pikë duhen për kualifikimin në Champions League


Rruga evropiane e shtatë skuadrave italiane të kualifikuara këtë sezon në tre kompeticionet evropiane, me Atalanta-n, Fiorentina-n dhe Roma-n ende të pranishme, i ka dhënë Serie A mundësinë që të zgjerojë skuadrat e kualifikuara në Champions League në pesë përmes kampionatit.

Në fakt, që nga përfundimi i ndeshjes së dytë të çerekfinaleve të Europa League, kampionati italian ishte i sigurt se do të ishte ndër dy federatat e para kombëtare që kishin grumbulluar më së shumti pikë në renditjen e këtij sezoni evropian dhe do t’i garantonte vetes një vend shtesë.

Pra, në momentin aktualisht Inter, Milan, Juventus, Bologna dhe Roma do të kualifikoheshin në fazën e parë të Champions League 2024-25 nga Serie A.

Nëse për zikaltërit, të cilët tashmë matematikisht kanë fituar edhe Scudetto-n, siguria për të qenë në mesin e 36 pjesëmarrësve në Champions League ka mbërritur tashmë, sa kohë u mbetet të tjerëve për t’u kualifikuar në kompeticionin më të mirë evropian për klube?

Në renditjen aktuale të Serie A, Inter-i ka 86 pikë, Milan-i 69 pikë, Juventus-i 64 pikë, Bologna 62 pikë, Roma 58 pikë dhe Atalanta 54 pikë.

Duke parë renditjen e Serie A, e gjashta dhe e para e përjashtuar, për momentin është Atalanta që ka grumbulluar 54 pikë deri më tani, por me një ndeshje më pak se të tjerat.

Me pesë ndeshje të mbetura në kampionat (gjashtë për Atalanta-n), ne mund të llogarisim saktësisht se sa pikë i mungojnë pesëshes më të mirë për t’u kualifikuar në Champions League.

Duke marrë parasysh se djemtë e Gian Piero Gasperini-t, të cilët do të luajnë ndeshjen e prapambetur ndaj Fiorentina-s me shumë gjasa në fund të kampionatit, mund të arrijnë maksimumi 72 pikë.

Ja sa pikë u duhet skuadrave të përfshira për t’u kualifikuar në Champions League. Kuqezinjëve u mjaftojnë vetëm 2 pikë. Bardhezinjtë duan 7 pikë. Bologna duhet të grumbullojë 8 pikë. Roma 13 pikë. Ndërsa, Atalanta 18 pikë.

Kujtojmë se Roma dhe Atalanta mund të sigurojnë pjesëmarrjen në Champions League edhe nëse fitojnë Europa League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore