Shëndet

Këshilla të gabuara: Pozitiviteti i rremë mund të rrezikojë shëndetin


Besimi se me fuqinë e vullnetit mund të eliminojmë të gjitha emocionet e tjera që janë negative është një keqkuptim i madh

Në ditët e sotme përhapja e informatave është shumë e shpejt dhe krejtësisht e thjeshtë.

Por, jo gjithmonë këto informatat janë të sakta, ekzistojnë shumë këshilla të gabuara dhe besime të dëmshme, të cilat pak kanë të bëjnë me shkencën.

Buzëqeshje të vërteta dhe të rreme

A keni vënë re një trend që sugjeron që të qeshni gjatë gjithë kohës, sepse – një buzëqeshje zgjidh gjithçka? Pra, nëse keni një ditë të keqe, gjithçka që duhet të bëni është të buzëqeshni dhe shumë shpejt do të filloni të ndiheni më të lumtur.

Ideja është e mrekullueshme, dhe nëse do të ishte kaq e lehtë dhe e thjeshtë për të ngritur humorin, nuk do të kishte ndjenja negative, domethënë – do të ndiheshim të lumtur çdo ditë. Me fjalë të tjera – një buzëqeshje nuk mund të përmirësojë disponimin tuaj.

Kjo do të thotë, mundet – por vetëm në një farë mase, në afat të shkurtër. Nëse keni një ditë të keqe (dhe nuk jeni të zemëruar, të frikësuar, të trishtuar… për ndonjë arsye të veçantë), buzëqeshja mund t’ju përmirësojë humorin.

Kjo është për shkak se ju nuk po bëni përpjekje për të kaluar nga një gjendje e fortë emocionale në tjetrën, por po zgjidhni të kaloni nga një gjendje relativisht neutrale në një gjendje pozitive.

Çelësi këtu është një buzëqeshje e vërtetë – kur qeshni sinqerisht, me sytë tuaj, truri e regjistron atë si lumturi. Grimasat e rreme nuk ndihmojnë shumë.

Por nëse jeni duke përjetuar ndjenja negative si zemërimi, trishtimi, keqardhja, frika… një buzëqeshje e rreme që i maskon vazhdimisht ato ndjenja do t’ju bëjë të ndiheni edhe më keq.

Hulumtimet kanë treguar se shtypja e ndjenjave rrit nivelet e stresit – nëse nuk i pranoni emocionet negative, do të qëndroni më gjatë me to. Sigurisht, në situata të caktuara – në punë ose në një vend publik, nuk do t’i jepni ndjenjat negative.

Një maskë indiferentizmi ose një buzëqeshje e rreme është e mirëseardhur këtu, por kur e vendosni atë maskë, konfirmoni vetes se si ndiheni në të vërtetë, në mënyrë që të mos bini në grackën e shtypjes së plotë të emocioneve negative.

Pozitivitet me çdo kusht

Besimi se ne mund t’i drejtohemi vetëm dhe ekskluzivisht pozitives, se me fuqinë e vullnetit mund të eliminojmë të gjitha emocionet e tjera që janë negative është një keqkuptim i madh.

Ky trend quhet – pozitivitet toksik. Është një përgjithësim i tepruar dhe joefikas i një gjendjeje të lumtur, optimist në të gjitha situatat. Ajo rezulton në mohimin, minimizimin dhe anulimin e përvojës autentike emocionale njerëzore.

Kur mbrohemi ndaj gjendjeve të caktuara emocionale, kur mohojmë të përjetojmë emocione të caktuara, ne në fakt jemi negativë për veten tonë. Është e vërtetë që jeta ndonjëherë është e keqe.

Është shumë e sigurt që ndonjëherë do të ndihemi të trishtuar, të zemëruar ose të mjerë. Kur nuk duam t’i tregojmë vetes se si ndihemi vërtet, ne mohojmë të vërtetën tonë. Ne nuk jemi as autentikë dhe as adekuat.

Ne humbasim kontaktin me veten dhe kjo e bën më të vështirë për të tjerët të lidhen me ne. Dhe emocionet negative nuk zhduken me shtypjen – ato përfundimisht mund të shfaqen në ankth, depresion apo edhe sëmundje fizike.

Ekspertët kujtojnë gjithashtu se respektimi i ndjenjave të veta është parakusht për ta pranuar plotësisht veten. Tendenca joreale për të përjetuar vetëm ndjenja pozitive është në fakt mohimi i vlefshmërisë së qenies sonë.

Dhe marrëdhënia me veten reflektohet në marrëdhënien që keni me të tjerët. Nëse nuk mund të jeni të sinqertë për ndjenjat tuaja, si do të jeni në gjendje të jeni ndonjëherë aty për dikë që shpreh ndjenjat e duhura në praninë tuaj?

Nëse krijojmë një botë të rreme emocionale dhe insistojmë në të, ne jetojmë dhe tërheqim një gënjeshtër – dhe kjo rezulton në intimitet të rremë dhe miqësi sipërfaqësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore