Sport

Bylis U-19 siguron titullin në Superiore dhe kualifikimin në UEFA Youth League


Bylis U-19 është zyrtarisht ekipi fitues i kampionatit Abissnet Superiore U-19 për edicionin 2023-24, duke siguruar për herë të parë në histori edhe pjesëmarrjen në UEFA Youth League.

Ballshiotët u kurorëzuan kampion pasi u renditën në vendin e parë pas 26 javësh me 36 pikë të grumbulluara.

Bylis U-19 siguroi 15 fitore gjatë këtij edicioni, ndërsa numëron edhe gjashtë barazime dhe pesë humbje.

Sot u zhvillua edhe ndeshja e fundit e kampionatit për Bylisin U-19, e cila ishte në transfertë ndaj Partizanit U-19 në stadiumin “Arena e Demave”, që përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Në përfundim të kësaj sfide u zhvillua edhe ceremonia e titullit kampion nga FSHF, ku anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, i dorëzoi futbollistëve të Bylis U-19 trofeun e kampionit dhe medaljet.

Bylis U-19 do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të kompeticionit europian për klubet kampione UEFA Youth League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore