Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështimin dhe degradim të sektorit të shëndetësisë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Zemaj ka thënë se interesimi i këtij pushtit nuk është as menaxhimi e as avancimi.
“Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon. Interesimi i kësaj qeverie nuk është menaxhimi e as avancimi i shërbimeve shëndetësore, këtë e kemi thënë që nga fillimi”.
“Interesimi kryesor i kësaj qeverie mbetet kapja e pozitave nga militant politik; filluan me Bordin e SHSKUK, menaxhmentin, bordet profesionale de tashmë kanë arritur interesin primar e që del të jetë i madh ‘prokurimin e tenderët njëburimor’, do të thotë pasurimin e jo ruajtjen e shëndetit publik!” ka shkruar ai.
Sipas deputetit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), vetëm për katër muaj sivjet kanë ikur 104 ekspertë shëndetësorë.
“Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!”.
Edhe deputetja nga kjo parti, Hykmete Bajrami për asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje të zgjedhur në Viti në pozitën e drejtorit të prokurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka thënë se “me siguri është ekspert i tenderave një burimor/me negocim të drejtpërdrejtë”.
Ndryshe, shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe Inspektorati Shëndetësor, institucionet më të rëndësishme për funksionimin e shëndetësisë në Kosovë, vazhdojnë të jenë institucione që operojnë vetëm me ushtrues detyre apo edhe pa udhëheqje fare.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), funksion me ushtrues detyre qysh nga muaji janar, ndërsa fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka mbetur pa drejtor qysh nga viti i kaluar.
Për shkak të mos-emërimit të një kryeinspektori edhe Inspektorati Shëndetësor Funksionon me ushtrues detyre që nga 23 dhjetori.
Më 26 prill, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kishte emëruar bordin e ShSKUK pas një muaji mungesë.
Pas propozimit të Vitisë, Qeveria miratoi bordin e ri të SHSKUK-së.
Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i kishte skaduar mandati më datë 27 mars 2023.
Bordi i cili është emëruar më datën 27.03.2020, e të cilit i kishte skaduar mandati, ka qenë me këtë përbërje: Aida Rexhepi, Agreta Gecaj-Gashi, Vjollca Kodolli, Xhevat Jakupi, Enver Gashi dhe një përfaqësues i MSH-së.
Opozita vazhdimisht e kishte kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për mosemërimin e bordit të ri të SHSKUK-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Policia kërkon nga vendkalimet kufitare dhe drejtoritë rajonale ndalimin e Enver Sekiraqës
-
Selimi vlerëson se pas dështimit në Këshill të Evropës, sanksionet ndaj Kosovës mund të pezullohen
-
Vodhën euro në bankat e vendeve të BE dhe tentuan t’i hidhnin në treg, arrestohen dy persona
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
Lajmet kryesore
-
Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente
-
Abuzim me tendera, SPAK dërgon për gjykim ish-kryetaren e Bashkisë Patos dhe 6 zyrtarë
-
SHBA dhe Izraeli të alarmuar nga stabiliteti i Iranit: “Të shmanget përshkallëzimi”
-
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për marrëveshjen për burgjet me Danimarkën