Lajme

Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, qeveria mbledhje urgjente


Gjatë natës janë identifikuar mbetjet e helikopterit me të cilin udhëtonte Raisi.

Gjysmëhëna e Kuqe iraniane njofton se “Presidenti iranian ka vdekur”.

CNN e ka konfirmuar “Asnjë shenjë jete e Raisit dhe shtatë personave të tjerë në bordin e avionit. Kabina e helikopterit është e djegur”.

Televizioni shtetëror iranian dha lajmin zyrtar për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, duke e quajtur atë “martir të shërbimit” dhe duke specifikuar se vendi dhe koha e ceremonisë mortore do të bëhet e ditur.

Edhe zëvendëspresidenti iranian

Mohsen Mansouri konfirmoi zyrtarisht në një postim në Twitter vdekjen e presidentit dhe delegacionit të tij pas rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonin.

Ky është epilogu dramatik i rrëzimit të avionit në të cilin ndodhej lideri iranian.

Agjencia e lajmeve Mehr thotë se ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati dhe kreu i lutjes së së Premtes në Tabriz, Mohammadali Al-Hashem, gjithashtu vdiqën në të njëjtin avion.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së djeshme me orën lokale.

Pas shumë orësh kërkimesh, edhe me ndihmën e një droni special turk që kërkon përmes ndjesisë së nxehtësisë së trupit, kufoma u identifikua në një zonë malore.

Ndërsa Rusia kishte dërguar një ekip shpëtimtarësh të specializuar.

Gjendet vendndodhja e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian Raisi, raporton TV shtetëror

Ngjarja e fundit

Fytyra e kënaqur, dora që tregon me krenari digën e ndërtuar në Qiz Qalasi në brigjet e lumit Aras, në kufirin midis Iranit dhe Azerbajxhanit.

Kjo ishte një nga imazhet e fundit të presidentit iranian Ebrahim Raisi para aksidentit që i ndodhi helikopterit me të cilin po udhëtonte.

Raisi kishte qenë në kufirin e Azerbajxhanit të dielën për të inauguruar digën Qiz-Qalasi, një projekt i përbashkët me homologun e tij nga Azerbajxhani, Ilham Aliyev.

Raisi dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dukeshin në harmoni, edhe pse marrëdhëniet midis dy vendeve ishin ftohur që nga janari i vitit 2023, kur një burrë vrau një punonjës sigurie të përfaqësisë diplomatike të Bakut në Teheran.

Në orët e hershme të pasdites, presidenti iranian hip në një nga tre helikopterët që janë pjesë e autokolonës së drejtuar për në Tabriz, në veriperëndim të vendit.

Avionët janë Bell-412 të prodhuara në SHBA, një trashëgimi e kohës së Shahut, mirëmbajtja e të cilëve është bërë më e vështirë nga sanksionet që goditën Iranin.

Në bord me presidentin janë Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian, guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor Malek Rahmati, udhëheqësi fetar i Tabriz Mohammadali Al-Hashem dhe dy truproja.

Kushtet e motit shumë të këqija, mjegulla zvogëlojnë dukshmërinë në një zonë malore.

Moti i keq- ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur në vendin e rrëzimit të helikopterit të Raisi-t

Helikopteri me të cilin po udhëtonte Raisi u detyrua të bënte atë që agjencia iraniane e lajmeve IRNA e quan një “ulje të vështirë” pranë Jolfës, një qytet në kufirin me Azerbajxhanin, rreth 600 kilometra nga Teherani.

Ekipet e shpëtimit u nisën menjëherë në kërkim nga toka, por patën vështirësi për të lokalizuar avionin në pyll për shkak të mjegullës, shiut të dendur dhe baltës.

Në zonë u dërguan edhe ministri i Shëndetësisë, Bahram Einullahi dhe nënkryetari për Çështjet Ekzekutive, Mohsen Mansouri.

Në mbrëmje vonë Turqia, me kërkesë të Teheranit, i bashkohet kërkimit duke siguruar një helikopter të pajisur me syze për shikim gjatë natës.

Pothuajse në të njëjtën kohë mbërriti lajmi se Pasdaranët iranianë kishte vendosur pozicionin e saktë të automjetit.

Momenti politik është një nga më delikatet.

Marrëdhëniet e Iranit me Perëndimin janë afër pikës së thyerjes.

Muajin e kaluar, Teherani nisi një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit. Për më tepër, ekziston furnizimi me dronë ushtarakë për Rusinë dhe pasurimi i uraniumit që tani është afër niveleve për përdorim ushtarak.

Në nivel kombëtar, vrasja nga policia morale e Mahsa Amini-t në shtator 2022 shkaktoi protesta masive kundër teokracisë shiite, e cila reagoi me një grusht të hekurt, duke shtypur gratë që refuzojnë të veshin mbulesën dhe duke arrestuar shumë nga ata që dalin në rrugë për protestë.

Cila situata tani ?

Në Iran pozicioni më i lartë është ai i Udhëheqësit Suprem ndërsa presidenti është kreu i qeverisë.

Nëse ky i fundit vdes, jep dorëheqjen ose lirohet nga detyra, pushteti i transferohet zëvendëspresidentit të parë, i cili aktualisht është Mohammad Mokhber.

Më pas, brenda 50 ditëve duhet të shpallen zgjedhjet.

Nga votimi te roli i Khameneit – Çfarë pritet të ndodhë në Iran pas vdekjes së Raisi-t

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore