Kosova

Narqize Arenliu Hoxhaj emërohet u.d e drejtoreshës në SHSKUK


Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka konfirmuar raportimet se u.d e drejtoreshës së Përgjithshme të këtij institucioni Dr.Pranvera Zejnullahu-Raçi ka dhënë dorëheqje.

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur me datë 26.01.2023, ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar”.

Teksa në këtë pozitë është emëruar Narqize Arenliu-Hoxhaj.

“Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj”.

Narqize Arenliu Hoxhaj.

Më 28 qershor të 2022, Narqize Arënliu-Hoxhaj ishte zgjedhur në pozitën e drejtoreshës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Nga SHSKUK-ja është thënë se e vlerësojnë kontributin e deritanishëm të Zejnullahut, duke e falënderuar atë për bashkëpunimin e treguar.

Zejnullahu, është specialiste e gjinekologjisë.

Ajo kishte punuar për shumë vite në Klinikën Obstretike Gjinekologjike, por asnjëherë nuk kishte mbajtur ndonjë pozitë drejtuese ose shefe reparti.

Ajo ka qenë e angazhuar në disa reparte në këtë klinikë, ndërsa kur ishte zgjedhur drejtoreshë ka qenë duke punuar në Operativë, repart ky i cili udhëhiqet nga Zef Ndrejaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore