Ylli i emisionit “Saturday Night Live”, aktori, Pete Davidson siç duket thashethemet e fundit të mediave rozë “se ai është në një lidhje dashurie” me modelen, Kim Kardashian.
Në një intervistë të fundit, komediani ishte i ftuar në emisionin “Late Night with Seth Meyers”, ndërsa ka bërë shaka me pretendimet, duke kthyer një përgjigje që nga audienca u quajt “pikante”.
Prezantuesi, Meyers e nisi bisedën e tij me Davidson duke pranuar se donte “të adresonte diçka”.
“Më duket sikur dua të konfirmoj nëse është e vërtetë apo thashetheme. Kjo është diçka për të cilën keni lexuar shumë në shtyp”, i thotë Meyers.
Dhe në anën tjetër, Pete, duke qenë i vetëdijshëm për shakanë është përgjigjur – “Kam dashur të flas për këtë, sepse ka shumë njerëz pranë të cilëve kur kaloj, më pëshpëritin dhe më ngacmojnë. Por, është e vërtetë”.
“Unë kam një shfaqje në Tubi që do të dalë”, vazhdon të tregojë ai me humor, duke iu referuar rolit të tij të ardhshëm në “The Freak Brothers”.
Ndryshe, në fillim të këtij muaji ikona e mediave sociale, Kim Kardashian, u pa nën shoqërinë e Davidson, në një park lojërash, në fermën, “Knott’s Scary” në Buena Park të California-s.
Madje, dyshimet në publik se diçka mes Kim dhe Pete po ndodh, u shtuan akoma më tepër, kur në imazhet e publikuara nga revista “People”, dyshja shiheshin duke kapur duart me njëri-tjetrin, ndërsa ishin të ulur edhe me miq të tjerë.
Gjithsesi, Kim Kardashian dhe Pete Davidson, e njohin jo pak njëri-tjetrin, dhe pas “miqësisë” së tyre “fshihet”, miku i tyre, rep artisti, Machine Gun Kelly.
Kujtojmë, se Kim, së fundmi kishte bërë bujë, teksa pati ndarë një puthje në ekran me Davidson në një skeç kur ajo drejtoi “Saturday Night Live” për herë të parë në fillim të këtij muaji.
Vite më parë, ata u shoqëruan në festën e ditëlindjes së Kid Cudi, së bashku me Timothee Chalamet dhe bashkëshortin e Kim, Kanye West, me të cilin ajo aktualisht është në procedurat e divorcit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
-
Naomi Campbell braktis pas 7 minutash festën e lançimit të veturës së BMW, inspiruar po nga ajo
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit