Blogerja e famshme italiane, njëkohësisht sipërmarrësja më e famshme në botë, Chiara Ferragni ka ndarë disa momente nga jeta e saj për të gjithë njdekësit e saj.
Ajo ka sjellë në jetë para pak kohësh foshnjën e saj duke bërë që ajo dhe bashkëshorti, Fedez të bëhen prindër për herë të dytë.
Dyshja njoftuan pritjen e ëmbël në tetor të vitit të kaluar.
Chiara nuk është rezervuar aspak dhe menjëherë ka zbuluar për të gjithë ndjekësit portretin e vogëlushes Vittoria. Ajo është mjaft aktive ne rrjete sociale duke postuar çdo detaj nga përditshmëria e saj.
Nuk mungojnë asnjëherë fotot që bukuroshja poston me Vittoria-n, djalin e madh Leon si dhe me bashkëshortin e saj Fedez.
Fansat gjithmonë e kanë adhuruar harmoninë dhe dashurinë që ata kanë si familje për njëri tjetrin.
Mesa duket Chiara-s i kanë nisur problemet e para me Vittorian. Duke qenë ende një foshnjë e vogël ajo ka nevojë për një përkujdesje tejet të veçantë dhe mami Chiara nuk i ka lënë asgjë mangët.
Së fundmi miliarderja ka postuar një foto në Instagram ku duket se po ‘qan hallet’ me ndjekësit.
Vajza e saj po ushqehet me gji e ndërkohë shenjat në bluzen e Chiara-s e vërtetojnë këtë.
Rikujtojmë se çifti i famshëm janë edhe prindër të një djali të quajtur Leone. Vogëlushi ka ardhur në jetë në vitin 2018-të dhe tashmë sapo ka marrë përsipër detyrën e rëndësishme të vëllait të madh.
Përmes një postimi në Instagram pak kohë më parë ylli italian ka kritikuar ashpër mënyrën se si po menaxhohet e gjitha situata ndaj COVID-19 në Itali. 33-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, Fedez u zgjodhën si“Personazhet e vitit”nga “Vanity Fair Italia” së bashku me 20 personazhe të tjerë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Jennifer Lopez hedh poshtë aludimet se ajo dhe Ben Affleck janë ndarë
-
Beyonce i dhuroi Kamala Harris-it bileta për koncertin e turneut “Renaissance” vitin e kaluar
-
Mbretëresha Camilla thotë se Mbreti Charles është “duke u përmirësuar” mes trajtimit të kancerit
-
Naomi Campbell braktis pas 7 minutash festën e lançimit të veturës së BMW, inspiruar po nga ajo
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e vitit të kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit