Përballje

Zhgënjen Eintracht, Haaland rikthehet aty ku e la


Ndeshjet e Bundesliga-s përfunduan pa befasi por me shumë gola.

Dortmund-i fituan duelin dramatik me Mainz-in me rezultat 3:1.

Ndeshja filloi shumë mirë për Dortmund-in pasi në minutën e tretë, Marco Reus shënoi për epërsinë minimale prej një goli.

Ndeshja ishte e dominuar nga Dortmund-i, por ata nuk po arrinin t’i realizonin mundësitë e shumta që kishin.

Në minutën e 54-të, Dortmund-i shënuan përsëri me anë të Erling Haaland nga pika e bardhë e penalltisë.

Pak para përfundimit të ndeshjes, Jonathan Burkardt ngushtoi epërsinë duke shënuar për Mainz.

Por, në minutën e 94-të, Erling Haaland shuajti shpresat e Mainz duke shënuar për rezultatin përfundimtar.

Ndeshja tjetër mes Eintracht Frankfurt-it dhe Hertha Berlin-it përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:2.

Hertha Berlin shënuan në minutën e shtatë me Marco Richter, dhe më pas dyfishuan epërsinë me anë të Jurgen Ekkelenkamp.

Në minutën e 78-të Goncalo Paciencia shënoi nga pika e penalltisë për të ngushtuar rezultatin, por në fund Eintracht Frankfurt-i nuk arritën të barazojnë rezultatin.

Dueli mes Freiburg dhe RB Leipzig përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, ku golat u shënuan nga Emil Forsberg për Leipzig nga penalltia dhe Woo-Yeong Jeong shënoi për golin e barazimit në anët e Freiburg.

Ndeshja mes Greuther Furth dhe Bochum përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1 ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Anthony Losilla në minutën e 80-të.

Ndeshja e fundit e orës 15:30 mes Union Berlin dhe Wolfsburg përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.

Kujtojmë se në 18:30 fillon ndeshja e fundit e së shtunës në Bundesliga mes Borussia Monchengladbach dhe Stuttgart.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore