Përballje

Milan mposhtë Romën në “Stadio Olimpico”


1:2 ka përfunduar derbi i xhiros së tretë në Serie A, në mes të Romës dhe Milanit.

Në “Stadio Olimpico”, romakët e drejtuar nga Jose Murinho nuk kanë arritur që të nxjerrin rezultat pozitiv.

Serinë e golave, në minutën e 9-të për Milanin do ta hapte qendërsulmuesi francez, Olivier Giroud, i cili do të tregohej i saktë nga pika e bardhë.

Me këtë rezultat do të përmbyllej pjesa e parë e ndeshjes.

Me fillimin e pjesës së dytë do të ishin përsëri kuqezinjtë që do të gjenin rrjetën.

Rafael Leao, sulmuesi i talentuar portugez do të shënonte një gol të bukur, pas asistimit të Davide Calabria.

Në minutën e 61-të, mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, pas një faulli do të ndëshkohej me karton të kuq.

Mirëpo, përkundër kësaj Roma nuk arriti që ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Roma arriti që të shënojë në fund të ndeshjes.

Në minutat shtesë, Leonardo Spinazzola, me një gol të bukur jashtë zonës së rreptësisë ngushtoi epërsinë për romakët.

Kjo është fitorja e tretë me radhë për Milanin, derisa Giallorossi është ende në kërkim të rezultateve pozitive.

Në këtë ndeshje, për Romën ka debutuar edhe i sapotransferuari, Romelu Lukaku.

Aktualisht, në renditjen tabelare të Seria A-së, pas tri gjirove të zhvilluara, Milan është në vendin e parë me plotë nëntë pikë, derisa Roma zë vendin e 18-të, me vetëm një pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore