Jetesë & Stil

Zbulohet emri i vajzës 14-muajshe të Joe Jonas dhe Sophie Turner


Emri i vajzës së dytë të këngëtarit, Joe Jonas dhe aktores, Sophie Turner më në fund është zbuluar mes divorcit të diskutueshëm të çiftit.

Sipas dosjeve të kujdestarisë, të siguruara nga Page Six, transmeton AlbanianPost, këngëtari 34 vjeç dhe dy herë fituesja e “Emmy-t”, 27 vjeçe, thuhet se kanë një vajzë të vogël 14 muajshe të quajtur Delphine.

Delphine vjen nga fjala greke ‘delphís’, e cila përkthehet në ‘delfin’ në anglisht dhe shqiptohet ‘del-feen’.

Emri i rrallë nuk ka arritur kurrë në listën e 1 mijë emrave më të mirë, dhe më parë arriti kulmin duke u renditur në pozitën e 2 mijë e 893, në vitin 2015.

Në vitin 2021, vetëm 41 foshnjave për milion iu dha ky emër.

Pak njerëz të famshëm mbajnë këtë emër – lista përfshinë modelen franceze, Delphine Wespiser, aktoren, Delphine Claire Beltiane Seyrig, më e njohur për filmat e saj “Last Year at Marienbad” dhe “Francois Truffaut” si dhe futbollistin profesionist francez Delphine Gleize.

Emri është përfshirë në një numër serialesh televizive si “Orphan Black”, filmi aksion triler i vitit 2018 “Atomic Blonde” dhe romani, “Delphine”, nga Germaine de Staël.

Ndërsa ata nuk e kanë konfirmuar emrin ose rëndësinë e tij, dyshja jetoi në Miami, shtëpia e ekipit të futbollit Miami Dolphins, në vitin 2021.

Dyshja në fund e shitën rezidencën e tyre buzë detit për një shumë të madhe prej 15 milionë dollarësh në vitin 2023.

Si aktorja e “Game of Thrones” dhe bashkëshorti i saj në largim, kanë treguar shumë pak rreth të vegjëlve të tyre.

Së fundmi, Turner dhe Jonas ranë dakord të mbanin përkohësisht fëmijët e tyre në New York, vetëm disa ditë pasi aktorja i kërkoi burrit të saj të kthente dy vajzat e tyre të vogla në Angli.

Dyshja ranë dakord për një urdhër të përkohshëm pëlqimi që ndalon të dyja palët të largojnë fëmijët nga shteti.

Marrëveshja gjyqësore, e paraqitur thotë se dy vajzat e tyre duhet të qëndrojnë në rrethet jugore ose lindore të New Yorkut.

Ai citon Konventën e Hagës mbi Aspektet Civile të Rrëmbimit Ndërkombëtar të Fëmijëve dhe Aktin Ndërkombëtar të Mjeteve të Rrëmbimit të Fëmijëve si ligj që rregullon mosmarrëveshjen.

Seanca e parë do të zhvillohet në gjykatën federale në Manhatan më 3 tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore