Përballje

SHBA-të dominojnë Çekinë në ndeshjen e fundit të Grupit A


Ekipi i SHBA-ve në basketboll kanë fituar ndeshjen e dytë radhazi në Lojërat Olimpike në Tokio.

SHBA-të mposhtën ekipin e Republikës Çeke me rezultat 119:84.

Skuadra e SHBA-ve radhiten të dytit në Grupin B me 5 pikë pasi humbën ndeshjen e parë përballë Francës.

Ndeshja ishte e dominuar nga amerikanët, që nga fillimi i ndeshjes, ku ata arritën një epërsi prej 13 pikësh që nga çereku i parë.

Ylli i Brooklyn Nets, Kevin Durant, u bë shënuesi më i miër i kombëtares amerikane, pasi kaloi Carmelo Anthony-n për më së shumti pikë të shënuara.

Humbja në ndeshjen e parë përballë Francës ishte “thirrje për tu zgjuar”, për amerikanët pasi ata nuk po performonin si zakonisht.

Fitorja përballë Iranit dhe Çekisë janë pasqyrimi i skuadrës së vërtet amerikane, pasi ata posedojnë talentët më të mëdhenj të basketbollit.

Më të mirët në anët e amerikanëve ishin Kevin Durant me 23 pikë, 9 kërcime e 6 asitstime dhe Jayson Tatum me 27 pikë.

Ndërsa te çekët, më të dalluarit ishin Blake Schilb me 17 pikë dhe Ondrej Balvín me 15 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore