
Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka shënuar fitore të thellë me rezultat 76:49 ndaj Zvicrës, në ndeshjen e parë e raundit të tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren ishte e thjeshtë për ekipin e drejtuar për herë të parë nga trajneri Rami Hadar.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar, të cilin e fitoi Kosova me rezultat 18:16.
Çereku i dytë foli në tërësi për Dardanët, të cilët e thelluan epërsinë duke triumfuar me rezultat 23:8, derisa numrat në favor pas pjesës së parë ishin 41:24 në favor të Kosovës.
Edhe çereku i tretë ishte në të mirë të Dardanëve, të cilin e fituan me shifrat 27:14, ndërsa ai i fundit ishte në të mirë të zviceranëve që e fituan me rezultat 8:11, por jo i mjaftueshëm.
Më i miri të Kosova ishin Dardan Berisha me 20 pikë, dy kërcime dhe një asistim, Domenic Artis me 19 pikë, dy kërcime e gjashtë asistime dhe Drilon Hajrizi me 14 pikë 12 kërcime e dy asistime.
Përveç tyre, në grup bën pjesë edhe Danimarka, të cilët do të përballen me Zvicrën pas tri ditësh, ndërkohë Kosova luan ndaj Danimarkës më 26 korrik.
Vetëm fituesi i grupit avancon në kualifikimet e rregullta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Asnjanësi klimatike deri në vitin 2050 – A do ia dalë Shqipëria?
-
Mira Murati, një nga 25 gratë më me ndikim në botë për vitin 2023
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
-
Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Ademajt