Përballje

Dennver Nuggets kalon në epërsi ndaj Miami Heat


Dennver Nuggets ka kaluar në epërsi prej 2:1 në serinë e ndeshjeve finale të NBA-së ndaj Miami Heat.

Nuggets shënuan fitore në udhëtim në “Kaseya Center” me rezultat 94:109..

Një sfidë që ishte e baraspeshuar në dy çerekët e parë, kur rezultati pas pjesës së parë ishte 48:53.

Ndërkohë, në çerekun e tretë u krijua diferenca mes dyja ekipeve, të cilën miqtë arritën ta ruajnë deri në fund.

Më të dalluarit te Nuggets ishin Jamal Murray me 34 pikë, 10 kërcime e 10 asistime dhe Nicola Jokic me 32 pikë, 21 kërcime e 10 asistime.

Ndërsa e Miami u dalluan Jimmy Butler me 28 pikë, dy kërcime e tre asistime dhe Bam Adebayo me 22 pikë e 17 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore