Përballje

Robinho do ekstradohet nga Italia dhe pastaj të arrestohet në Brazil


Robinho është dënuar me nëntë vite burg nga Gjykata Supreme e Italisë.

Zyra e prokurorit në Milano tani ka kërkuar ekstradimin dhe një urdhër arresti për ish-futbollistin brazilian, Robson de Souza ‘Robinho’.

Robinho është gjetur fajtor për përdhunimin në grup të një 23-vjeçare në një klub nate në Milano gjatë vitit 2013.

Atë natë, Robinho e kishte të vëshur fanellën e Milan-it.

Për këtë krim, Robinho është dënuar me nëntë vite në burg nga Gjykata Supreme e Italisë.

Prokurori i ka dhënë urdhër Ministrisë së Drejtësisë në Itali, që të dërgojë lajmërim për autoritetet braziliane për ekstradimin e Robinho-s nga Italia.

Braziliani pritet t’i shërbejë të gjitha vitet në burg, sepse as ligji italian, madje as ai brazilian, nuk lejojnë që këto dënime të shlyhen me para.

Të njëjtin dënim, e kanë edhe shokët e Robinho-s të përfshirë në krim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore