Kosova

Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në KiE


Vjosa Osmani dhe Rumen Radev

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar këtë të shtune me homologun e saj nga Bullgaria, Rumen Radev, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e fortë që shteti bullgar i ka dhënë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE), por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Osmani, përmes një postimi në Facebook.

“Në takimin e sotëm në Sofje, më  shumë se 1 vit nga vizita ime zyrtare në Bullgari dhe disa muaj pas vizitës së tij zyrtare në Kosovë, diskutuam rezultatet e punës sonë të përbashkët, si dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Bullgari”, shkroi e para e vendit.

Për takimin në fjalë, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar edhe Radev, i cili ka theksuar se me homologen e tij nga Kosova ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe.

“Duke diskutuar me Vjosa Osmanin marrëdhëniet dypalëshe mes Bullgarisë dhe Kosovës, partneritetin rajonal në Ballkan dhe perspektivën e rajonit drejt Bashkimit Evropian”, shkroi presidenti bullgar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore