Përballje

Prishtina shpallet kampion i Kosovës në futboll për herë të 11-të


Skuadra e Prishtinës ka fituar titullin kampion në Superligën e Kosovës në futboll për herë të 11-të në historinë e tyre.

Pas fitores 1:2 përballë Gjilanit, prishtinasit shpallen kampion i Kosovës, pas tetë vjetësh pritje.

Sa i përket ndeshjes, Prishtina zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, përmes një penalltie të cilën e konkretizoi Gledi Mici.

Në minutën e 40-të, Qëndrim Zyba dyfishoi epërsinë në 0:2, me të cilin rezultat, skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.

Edhe pjesën e dytë bardhekaltërit dominuan ndeshjen, edhe pse për tu shpallur kampion, i nevojiteshin vetëm një pikë.

Skuadra e Gjilanit, arriti ta ngushtojë epërsinë në minutën e 57-të me golin e realizuar nga Arbër Çyrbja, por kjo ishte e tëra nga vendasit.

Prishtina në fund arriti të fitoj takimin, të cilët u shpallën kampion një javë para përfundimit të kampionatit.

Gjithashtu, klubi nga kryeqyteti do të jetë pjesë e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Njëherësh ky ishte edhe titulli kampion i tretë i trajnerit Zekirija Ramadani, i cili bëhet trajneri i parë që fiton tre tituj kampion në Superligën e Kosovës, pas atij me Trepçën’89 dhe me Feronikelin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore