Lajme

PDK-ja kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, Shala: Është e papërballueshme  


Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në foltoren e Kuvendit të Kosovë, ka ngritur si shqetësim paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas tij Kosova është në prag të rritjes së tarifave të energjisë elektrike për rreth 14 për qind.

“Ne si PDK jemi kundër dhe kërkojmë që kjo masë të mos ndodh për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike, inflacionit të lartë, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, për shkak të ikjes masive jashtë vendit”.

Kjo rrije sipas kryetarit të Komisionit për Ekonomi është e papërballueshme dhe nuk duhet të ndodh.

“Tash e dy vite jemi në paqartësi për të ardhmen e sektorit energjetik të vendit, pa planifikim rreth remonteve të termocentraleve, jemi këtu edhe për shkak të ndërhyrjeve politike në ZRRE, KOSTT në KEK”.

Arsyeja tjetër pse Kosova gjendet në këtë fazë në sektorin energjetik, sipas Shalës, është për shkak të keq menaxhimit të skajshëm të KEK-ut mbështetur në kuadro krejtësisht politike dhe jo profesionale,

“Jemi këtu si rezultat i zvogëlimit të kapaciteteve prodhuese të Bllokut B2 jemi këtu si rezultat i goditjeve politike ndaj investitorëve në sektorin energjetik”.

Shtrenjtimi sërish i rrymës sjell “krizë të re” në Kosovë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore