Përballje

Momenti i së vërtetës, natë Champions-i në Madrid


Real Madrid humbi Eden Hazard-in për gjithë sezonin, është në vendin e tretë në Europa League, jashtë Kupës së Mbretit.

I goditur në çdo aspekt, Champions League aktualisht duket si shpresa e vetme për madrilenët.

Në përballjen e kthimit me bergameskët e Atalanta-s, Real Madrid vjen në epërsi prej 1-0.

Hero i ndeshjes së parë ishte francezi Ferland Mendy, i cili me një gol në minutën e 85-të i dhuroi një fitore shumë të vlefshme skuadrës së Zidane.

Sonte, në ndeshjen që zhvillohet në “Alfredo Di Stefano”, të dyja skuadrat vijnë me shumë mungesa.

Te Real Madrid-i mungojnë: Carvajal, Casemiro, Hazard, Mariano dhe Odriozola.

Tek Atalanta mungojnë: Freuler, Hateboer, Kovalenko dhe Sutalo.

Këtë sezon, Real Madrid ka humbur përballë Shakhtar në “Di Stefano”, kurse ka fituar përballë Inter dhe Monchengladbach.

Real Madrid ka dështuar të arrijë çerekfinalet në dy sezonet e fundit, kurse Atalanta vitin e kaluar arriti deri në atë fazë, për t’u mundur në fund nga Paris Saint-Germain.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore