Përballje

Leeds mposht Norwich-in, Rashica gjen asistimin e parë


Leeds United ka arritur fitoren si mysafir i Norwich City-t me rezultat 1-2.

Skuadra e Bielsa-s, si plot herë këtë sezon, e dominoi takimin me posedim dhe me mundësi të krijuara, por tani duke u përcjell nga fati dhe duke gjetur vetëm fitoren e dytë nga dhjetë ndeshje.

Pjesa e parë ishte e mbyllur, me Norwich-in që ishte shumë e kujdesshme në prapavijë.

Por, pjesa e dytë ishte ndryshe.

Në fakt, ishte një periudhë pesë minutëshe që ndryshoi gjithë rrjedhën e takimit.

Raphinha fillimisht në minutën e 56-të, me një super gol shënoi për të thyer akullin, duke i dhënë epërsinë Leeds-it.

Vetëm dy minuta më vonë, Omobadimedele e shfrytëzoi harkimin e Rashicës për të barazuar në 1-1.

Ky ishte asistimi i parë në Premier League për yllin e kombëtares së Kosovës.

Por, vetëm tre minuta më vonë, Rodrigo i dhuroi përsëri epërsinë Leeds-it.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, dhe Leeds siguroi tre pikët.

Ata dalin nga zona e rrezikshme, deri sa Norwich mbetet e fundit ende me dy pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore