Sport

Kthehen kombëtaret, luhen sot kualifikueset për Kupën e Botës ‘Katar 2022’


Sot rikthehen skuadrat kombëtare për herë të parë që nga Evropiani i kësaj vere.

Këtë radhë, shtetet kthehen për të luajtur ndeshjet e katërta, pesta dhe gjashta në kuadër të kualifikueseve për kupën e botës ‘Katar 2022’.

Në program për datën 1 shtator, janë 13 ndeshje.

Dita hapet në orën 16:00, me duelin e grupit D, Kazakistani – Ukraina.

Të gjitha ndeshjet tjera luhen në orarin e mbrëmjes, atë të orës 20:45.

Grupi D, një grup ky me pesë skuadra, zhvillon edhe një ndeshje tjetër.

Në “Saint Denis”, Franca pret Bosnjën, për të vazhduar rrugën e sigurt drejt pjesëmarrjes në Katar.

Skuadra që pushon në këtë grup, është Finlanda.

Në grupin A, që po ashtu është grup me pesë skuadra, luhen dy ndeshje.

Luksemburgi pret Azerbaixhanin.

Portugalia pret Irlandën, kurse shteti që pushon është Serbia.

Tre grupet tjera që luajnë ndeshjet e tyre sot, janë F, G dhe H.

Në grupin F, gjysmëfinalistët e Evropianit të fundit, Danimarka, presin Skocinë në skandinavi.

Ishujtë Faroe janë pritëse të Izraelit, kurse Austria udhëton për t’u përballur me Moldavinë.

Në grupi G, Turqia udhëheqëse e grupit, përballet me Malin e Zi.

Holanda udhëton për t’u përballur me Norvegjinë, kurse Letonia dhe Gjibraltari përballen në duelin e të voglave të grupit.

Në grupin H, përballen dy liderët e grupit, Rusia dhe Krocia.

Dy skuadrat tentojnë shkëputjen në atë që me shumë mundësi do të jetë takimi vendimtar i këtij grupit.

Dy ndeshjet tjera të këtij grupi janë Slloveni – Sllovaki dhe Maltë – Qipro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore