Përballje

Kosovë – Lituani, vlera në treg e futbollistëve


Kosova dhe Lituana do të zhvillojnë të mërkuren në ora 20:45, një ndeshje miqësore, në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Keto dy ekipe do të takohen për herë të parë në historinë e dy shteteve, sa i përket përfaqësuesve A.

Edhe pse vetëm pesë vite më parë, Kombëtarja e Kosovës u njoh zyrtarisht nga FIFA dhe UEFA, vlera e Dardanëve është dukshëm më e lartë se kundërshtari i tyre miqësor të mërkuren mbrëma.

Sipas prestigjozes “Transfermarkt”, vlera e ekipit të Kombëtares së Kosovës është 73.85 milion euro, ndërsa ajo e ekipit të Lituanisë është 7.55 milion euro.

Sipas “Trasnfermarkt”, sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, prinë lojtarëve më të shtrenjtë të ekipi Dardan në vlerë prej 14 milion euro, pasuar nga Amir Rrahmani e Milot Rashica me nga 12 milion euro.

Ndërsa te ekipi i Lituanisë, vlerën më të lartë në treg e ka futbollisti i cili luan në kampionatin turk, tek ekipi Erzurumspor, me një vlerë 800 mijë eurove.

Kjo ndeshje do t’i shërbejë trajnerit, Bernard Challandes, për të parë formën e lojtarëve, para ndeshjeve të rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndaj Suedisë më 28 mars në Prishtinë, dhe përballë Spanjës më 31 mars në Sevilla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore