Lajme

Komisioni për të Drejtat e Njeriut kërkon dënime meritore ndaj rasteve të dhunimeve


Protesta në Prishtinë kundër rasteve të dhunës.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka reaguar ndaj rasteve të shumta të dhunimeve në Kosovë.

Përmes një komunikate për media ky Komision ka kërkuar që të shqiptohet dënim i miratuar për rastet e tilla.

“Rastet e fundit të dhunës seksuale në Kosovë, por edhe ky i fundmi i raportuar, i ndodhur në komunën e Ferizajit, është tronditës dhe si raste të tilla duhet të marrin dënimin e merituar ligjor dhe të pashtyeshëm”, është thënë nga ky Komision.

Sipas këtij komisioni, “është koha e fundit që luftimit të rasteve të tilla t’u jepet përgjigje dhe dënime të merituara e të bazuara në sistemin juridik të shtetit të Kosovës”.

Tutje është thënë se i kanë dërguar ftesë edhe institucioneve përkatëse që të kenë diskutime rreth këtyre çështjeve.

“Jemi jashtëzakonisht të brengosur si Komision parlamentar për të drejtat e njeriut dhe lidhur me këtë çështje, në vazhdimësi kemi ngritur zërin dhe muajve të fundit kemi ftuar në Komision edhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, për të pasur informacione të dorës së parë dhe për t’u informuar lidhur me veprimet ligjore që ato institucione kanë ndërmarrë”.

Të martën e 22 nëntorit, një vajzë e mitur e moshës 12-vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht në Ferizaj.

Lidhur me këtë rast, nga policia është thënë se një person i dyshuar është arrestuar.

Kohët e fundit në Kosovë janë rritur rastet e dhunës.

Më 29 gusht, një e mitur 11-vjeçare u raportua se u dhuna nga pesë persona, çka nxiti reagime të mëdha në Kosovë.

11-vjeçarja u raportua se ishte dhunuar në Prishtinë nga 5 burra për 7 orë.

Më 31 gusht, mijëra persona protestuan në kryeqytet kërkuan drejtësi pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares.

Më 30 shtator, alpinistja nga Peja, Mirka Nikqi, ka publikuar një video se si është sulmuar seksualisht nga një person, në qendër të qytetit, në orën 20:50.

Në video shihet ajo duke ecur dhe pas i afrohet një person, e kap nga mbrapa dhe nuk e lëshon. Ajo provon t’i shmanget dhe arrijnë t’i ikën vetëm pasi aty pranë kalojnë disa qytetarë.

Edhe më 5 tetor në Gjakovë, janë raportuar dy raste të dhunimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore