Kosova

“Gra armatosuni” – mijëra protestues kërkojnë drejtësi pas dhunimit të 11-vjeçares


Protesta në Prishtinë.

Përdhunimi i të miturës 11 vjeçare nga pesë persona u bë alarm i të gjithë kosovarëve.

Në formë të protestës është kërkuar drejtësi nga mijëra qytetarë

Dyert e katër institucioneve përgjegjëse për siguri morën ngjyrë tjetër.

Madje, situata e fundit ka krijuar përshtypjen që ky vend nuk është për vajza.

Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar pesë të dyshuarit që kanë dhunuar të miturën. Dhunimi thuhet se ka ndodhur në një park në Prishtinë.

Ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji. Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre persona të mitur.

Ndërsa sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në një strehimore.

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar 36 raste të dhunimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore