Jetesë & Stil

Futbollisti amerikan: Kisha frikë se e kuptojnë që jam homoseksual, nuk lahesha në dush me lojtarët


Ish- futbollisti amerikan, tashmë mes figurash më të njohura publike – Colton Underwood, ka treguar se si gjatë periudhës kur po luante për ekipin e tij “NFL”, nuk ka bërë dush asnjëherë me lojtarët e tjerë nga frika se do ta zbulonin se ishte homoseksual.

Në një intervistë për emisionin “Call her daddy”, ai rrëfeu se si kishte marrë masa ekstreme për t’u siguruar se asnjë nga futbollistët e ekipit nuk do ta kuptonte orientimin e tij seksual.

Colton Underwood.

“Nuk bëja dush pas stërvitjes sepse kisha frikë se mos do të ndodhte diçka në dush apo në dhomat e zhveshjes”, tha Colton.

“Unë kurrë nuk jam tërhequr nga dikush me të cilin kam luajtur, apo trajnerë. Pra, është disi marrëzi ta them këtë. Por, doja të shmangja çdo shans për të dalë jashtë, kështu që nuk do të bëja dush me pjesën tjetër të ekipit”, shtoi ai.

Në vend të kësaj, ish-ylli i Bachelor tha se do të ndërronte rrobat në një cep ose në banjë, apo thjesht do të largohej tërësisht nga dhoma e zhveshjes.

Colton Underwood.

“Kishte shumë gjëra që unë i bëja ndryshe nga lojtarët e tjerë, sepse ndihesha sikur isha i detyruar, sepse nuk doja që të fillonin të më bënin pyetje”, tha ai.

Kujdesi mbeti edhe gjatë kolegjit – Colton, ka thënë se se ai madje flinte nëpër festat e shtëpisë së tij nga frika se mos zbulonte seksualitetin e tij kur ishte i dehur.

Colton thotë se justifikimi i tij do të ishte se ai është shumë i përqendruar në karrierën e tij, arsyetim që ai thotë ta ketë përdorur kur e pati dhënë deklaratën e bujshme se është mes personazhesh të famshme që të 20-tat e zunë të virgjër.

Tanimë, Underwood është haptazi homoseksual dhe takohet me strategun politik, Jordan C. Brown, me të cilin e zyrtarizoi lidhjen në fillim të muajit dhjetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore