Boterori 2022

Formacionet zyrtare të ndeshjes Kroaci – Kanada


Kroacia dhe Kanadaja do luajnë ndeshjen e dytë të xhiros së dytë në Grupin F.

Takimi do të zhvillohet në “Khalifa International Stadium” në ora 17:00.

Ndeshja tjetër e Grupit F mes Belgjikës dhe Marokut përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:2.

Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Dalic e ka rreshtuar Kroacinë me formacionin 4-3-3: Livakovic, Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Brozovic, Modric, Kovacic; Livaja, Kramaric, Perisic.

Në anën tjetër, trajneri i Kanadasë, John Herdman, ka rreshtuar ekipin e tij me skemën 3-4-3: Borjan; Johnson, Vitoria, Miller; Laryea, Hutchinson, Eustaquio, Davies; Buchanan, Larin, David.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore