
Daniele Orsato është shpallur arbitri më i mirë në Kupën e Botës në Katar.
Orsato mbikëqyri tre ndeshje në Katar, atë hapëse mes vendit pritës dhe Ekuadorit, Argjentinë – Meksikë në fazën e grupeve dhe gjysmëfinalen mes Argjentinës dhe Kroacisë, të fituar 3:0 nga skuadra e Lionel Messi-t.
Orsato tani është shpallur arbitri më i mirë në turne. Premio Internazionale Giulio Campanati u krijua pas Kupës së Botës të Brazilit në 2014 në kujtim të ish-arbitrit ndërkombëtar, shefit të AIA-s dhe drejtorit të UEFA-s, Campanati, i cili kishte vdekur në tetor 2011.
Arbitri, a Daniele Orsato la quinta edizione del Premio Campanati: L'arbitro italiano ha conquistato la quinta edizione del Premio Campanati. Orsato è stato giudicato il miglior direttore di gara ai Mondiali in Qatar. Nel 2014 e nel 2016 il… https://t.co/aVsVTRBFWT pic.twitter.com/iL3H64epjl
— sportlive (@sportli26181512) December 28, 2022
Organizohet nga Shoqata ‘Amici di Giulio Campanati’ dhe seksioni AIA i Milano-s dhe emëron zyrtarët më të mirë në Kupën e Botës dhe Euro.
Ish-arbitri i Serie A, Nicola Rizzoli, fitoi të njëjtin çmim në vitin 2014 (Kupa e Botës në Brazil) dhe 2016 pas Euros së luajtur në Francë.
Fituesit ‘të huaj’ të çmimit janë argjentinasi Nestor Pitana (Kupa e Botës 2018) dhe holandezi Bijorn Kuipers i cili u shpall arbitri më i mirë për Euro 2020.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com