
Lionel Messi kurorëzoi ëndrrën e tij në Katar, të bëhej kampion bote me fanellën e Argjentinës. Suksesi i fundit i madh i një karriere plot gola, që mund të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme për “La Pulce”.
Për të mbajtur të gjallë kujtimin e këtij momenti historik të paharrueshëm, do të jenë jo vetëm fansat, por edhe vetë Katari. Po, sepse dhoma e Messi-t brenda Universitetit të Katarit në Doha, hoteli ku kombëtarja argjentinase qëndroi gjatë Kupës së Botës, do të bëhet muze.
Në pamje të parë, dhoma duket si një nga dhomat më klasike të hotelit. Por në javët në vijim do të kthehet në një muze të vërtetë falë Messi-t.
Kjo është dhoma B201, në derën e së cilës është vendosur një stemë me ngjyrat e Argjentinës dhe mbishkrimi “L. Messi”.
Data e saktë e hapjes ende nuk është komunikuar për publikun dhe mbetet për t’u parë nëse dhoma do të dekorohet me ndonjë rikujtim të 29 ditëve që Messi dhe shokët e tij kaluan në Emirat.
Here's a quick tour of La Albiceleste's base camp at Qatar University!
The room where the Argentinian captain, Lionel Messi, stayed in during the World Cup will also be turned into a mini museum soon!#Qatar #ARG #Argentina #Qatar2022 #FIFAWorldCup #LaAlbiceleste #LionelMessi pic.twitter.com/0UsdkBvcdX
— The Peninsula Qatar (@PeninsulaQatar) December 27, 2022
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com