Boterori 2022

FIFA ia ndalon Belgjikës fanellat me ngjyrat e ylberit


Pasi ndaluan ngjyrat e ylberit në shiritat e kapitenëve, tani FIFA ia ka hequr Belgjikës edhe mesazhin e dashurisë universale, Love, që kishte të qepur në lartësinë e qafës në fanellën e dytë që ka marrë me vete në “Katar 2022”.

“Na thanë që shkrimi ‘Love’ duhet të zhduket nga fanella jonë” , deklaroi Peter Bossaert, shef i Federatës Belge, në një intervistë të dhënë për të përditshmen lokale Nieusbland.

Fillimisht shiriti i kapitenit, pastaj dhe fanella e Belgjikës, pa llogaritur tifozë apo gazetarë që iu ishte ndaluar hyrja vetëm pasi kishin veshur rroba me ngjyrat e ylberit.

FIFA, në këtë mënyrë ka fituar luftën me Federatat Evropiane, që kishin si qëllim të protestonin kundër ndalesës së reklamimit të homoseksualitetit në Katar nëpërmjet simbolit me ngjyrat e ylberit.

Nga ana tjetër, arsyetimi i FIFA-s është i qartë: para një përfitimi të vlerësuar në 6 miliardë dollarë, që do të nxirren nga Botërori, të drejtat e njeriut për rreth një muaj edhe mund të lihen mënjanë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore