Muzikë

Fero paralajmëron këngë të re


Fero - Rep Artist

Rep artisti nga Kosova, Feronit Shabani, i njohur me emrin skenik si – Fero, ka kohë nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, por kjo gjë duket të mos zgjas shumë.

Kjo pasi që, vetë Fero, me anë të një positmi në llogarinë e tij të Instagram-it, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një këngë të re.

Madje, ai ka pyetur ndjekësit e tij se “në cilin zhanër e duan atë?”.

Imazh i publikuar nga Fero në Instagram.

“Kënga e re së shpejti.Çfarë stili e dëshironi?”, ka shkruar ai.

Detaje të tjera nuk janë zbuluar akoma, ndërkaq projekti i fundit nga Fero mbetet kënga “Level Up”, në të cilën ishte mysafir i këngëtares, Genta Ismajli.

“Level Up”, u pëlqye nga publiku dhe fansat e dyshes, teksa ka mbledhur afro 2 milionë klikime në YouTube.

Gjithsesi, mes arsyesh të pauzës së Fero-s nga muzika, thuhet të jetë atësia, pasi që gjatë këtij viti është bërë baba i një vajze nga martesa me modelen, Arbenita Ismajlin.

Fero dhe e bija, Nina.

Të voglën e tyre çifti e kanë pagëzuar me emrin – Nina, ndërsa kishin publikuar imazhet e foshnjës që në momentet e para pas lindjes.

Ndërkohë, Fero, gjatë këtij viti ishte përballur edhe me probleme juridike duke u përballur me akuza për armëmbajtje pa leje.

Në dispozitivin e tretë të një aktakuze thuhet se, Fero, ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një Elektroshok me bateri të firmës TË-801TYPE, në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët e tilla.

Me këtë, Shabani ishte akuzuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

Por, në mungesë të disa të dyshuarve të tjerë në këtë akuzë, seanca ishte shtyrë për një afat të pacaktuar kohor dhe ndaj Fero-s akoma nuk është shqiptuar dënimi i saktë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore