Muzikë

Fituesi i “Eurovision 2024”, Nemo i kërkon Zvicrës të njohë gjininë e tretë


Fitorja e këngëtarit Nemo Mettler në “Eurovision Song Contest 2024” i dha Zvicrës triumfin e shumë pritur, derisa ai u bë artisti i parë që e fitoi këtë garë muzikore duke u identifikuar si jo-binar.

Tani interpretuesi ka synuar një tjetër moment historik: të bindë autoritetet zvicerane që të lejojnë emërtime jobinare në dokumentet zyrtare.

“Në Zvicër nuk ka hyrje për gjininë e tretë. Dhe unë mendoj se kjo është absolutisht e papranueshme”, u tha gazetarëve artisti, i njohur si Nemo, pasi u kurorëzua fitues i konkursit të 68-të të këngës në “Eurovision”.

“Ne duhet ta ndryshojmë atë”, shtoi ai, shkruan The Guardian, transmeton AlbanianPost.

I pyetur se kë do të telefononin më parë pas fitores së tyre, 24-vjeçi u përgjigj me shpejtësi dhe ndoshta çuditërisht: “Beat Jans, ministrin e drejtësisë së Zvicrës”.

“Ne duhet të kemi përfaqësim edhe në politikën tonë,” tha Nemo, duke shtuar se ata shpresonin të planifikonin një telefonatë me ministrin për të folur për të drejtat e njerëzve që identifikohen si jobinarë.

“Është vërtet e rëndësishme që njerëzit të ndihen të pranuar”, shtoi ai tutje,

Një zëdhënës i Jans tha se ministri i ishte përgjigjur vërejtjeve në një mesazh me tekst për Nemo dhe kishte shprehur gatishmërinë për t’u takuar.

“Të dielën Jans u përpoq të kontaktonte Nemon me telefon dhe gjithashtu i dërgoi një mesazh këngëtarit për ta uruar dhe konfirmuar qëllimin e tij pas një takimi. Të dyja palët aktualisht po kërkojnë një datë të përshtatshme”, tha zëdhënësi.

Rreth 18 muaj më parë, qeveria zvicerane hodhi poshtë propozimet për të futur një opsion të tretë gjinor ose pa gjini në të dhënat zyrtare, duke argumentuar se modeli binar i gjinisë vazhdoi të ishte “i ankoruar fuqishëm” në shoqërinë zvicerane.

Duke iu përgjigjur dy propozimeve të parlamentit, Këshilli Federal qeverisës tha se – “Parakushtet sociale për futjen e një gjinie të tretë ose për një heqje të përgjithshme të regjistrimit gjinor në gjendjen civile aktualisht nuk ekzistojnë”.

Debati u rikthye në titujt e gazetave zvicerane këtë javë pas përqafimit të gjerë të këngës së Nemos, “The Code”, e cila thellohet në udhëtimin personal të artistit për të thyer “kodin” midis gjinive.

“Një person jo-binar që zyrtarisht nuk ekziston në Zvicër ka fituar ‘Eurovizionin 2024’”, shkroi në mediat sociale një politikane e Partisë së Gjelbër, Sibel Arslan, e cila në vitin 2017 propozoi lejimin e emërtimeve jobinare në Zvicër.

Arslan e përshkroi propozimin e vitit 2017 si “më të rëndësishëm se kurrë” dhe i kërkoi Këshillit Federal që “të veprojë tani”.

Mesazhit iu bë jehonë nga krahu rinor i Partisë Liberale të Gjelbër.

Disa vende njohin njerëzit që identifikohen si jobinar në dokumentet zyrtare, duke përfshirë Gjermaninë, e cila në vitin 2018 filloi t’i lejojë njerëzit të regjistroheshin si “të ndryshëm” dhe Australinë, e cila u lejon njerëzve të zgjedhin midis meshkujve, femrave dhe të papërcaktuara në pasaporta.

Pas një konkursi të trazuar këngësh që ndonjëherë u errësua nga polemika, Nemo theksoi një çështje tjetër pasi një reporter tha se disa fansave u ishin konfiskuar flamujt e LGBTIQ+ së tyre jo-binare kur ata u përpoqën t’i sillnin në vendin e ngjarjes në Suedi.

“Kjo është e pabesueshme”, tha Nemo, i cili valëviti në skenë flamurin zviceran dhe flamurin me vija jo-binar të krenarisë.

Organizatorët e “Eurovision-it” theksuan politikën e kahershme të lejimit të vetëm flamujve të vendeve pjesëmarrëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore