Jetesë & Stil

CBS do të paguajë deri në 9 milionë dollarë për transmetimin e intervistës së Princ Harry-it dhe Meghan Markle


Televizioni CBS, ka deklaruar se do të paguajë prezantuesen e famshme Oprah Winfrey deri në nëntë milionë dollarë për të transmetuar intervistën e saj me Meghan Markle dhe Princin Harry-in,  ku ata pritet të tregojnë gjithçka në lidhje me daljen e tyre dramatike nga familja mbretërore.

Rrjeti televiziv i ka dhënë shtatë deri në nëntë milionë dollarë tarifa licence kompanisë prodhuese të Winfreyt, ‘Harpro Productions’ për të drejtat e intervistës me çiftin Sussex, thuhet sipas një raporti, shkruan DailyMail.

Intervista Shikohet si një biznes i madh, pasi shikueshmëria pritet të jete shumë e lartë. Aludimet në rrjetet sociale thanë këtë javë se në intervistën që do të transmetohet së shpejti, Meghan akuzon familjen mbretërore për “gënjeshtra”, në lidhje me çiftin.

Kjo vjen ndërsa Pallati i Buckingham-it këtë javë nisi një hetim për akuzat ndaj Meghanit, që thuhet se ngacmoi stafin e Pallatit Kensington, dëboi dy punonjës dhe shkaktoi ‘mizori emocionale’ ndaj ndihmësve.

Intervista për të gjithë do të transmetohet së pari në Shtete e Bashkuara të Amerikës, të dielën mbrëma, megjithë protestat e fansave të mbretërisë, të cilët u shprehën se intervista nuk duhet të transmetohet por të mbahet në pritje derisa, Princi Philip gjyshi i Harryt të shërohet nga operacioni i zemrës.

Sidoqoftë ekspertët thonë se publiciteti përreth shfaqjes do të ndihmojë në nxitjen e markës një miliard dollarëshe që çifti janë në një mision për të ndërtuar në ShBA.

Ata kanë siguruar marrëveshje me gjigantin ‘Netflix’ pasi u larguan nga Britania e Madhe janarin e kaluar për një jetë të re ‘të qetë’ në anën tjetër të pellgut.

Deri më tani, detajet financiare të intervistës së shumë pritur kanë qenë një sekret i ruajtur nga afër.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore