Shaban Gogaj, i akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt, edhe në rigjykim është dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg.
Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Pejë nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, ku e ka dënuar Gogajn për dy vepra penale: “vrasje nga pakujdesia” dhe “mbajtje në kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.
Për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”, Gogaj është dënuar me 5 vjet burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje me 3 vjet.
“Të akuzuarit Shaban Gogaj për vrasje nga pakujdesia i cakton dënim me burgim me pesë vjet, për ‘mbajtje në kontroll, posedimi të paautorizuar të armës’ tri vjet. Dënim unik i shqiptohet 7 vjet e gjashtë muaj”, ka thënë kryetarja e trupi gjykues.
Në rastin në fjalë ka qenë i akuzuar edhe Isuf Cacaj, i cili është akuzuar për veprën penale “armëmbajtje pa leje”, për të cilën është dënuar me gjobë prej 2 mijë euro.
Rasti i vrasjes së Agonis Tetajt
Më 28 mars të vitit të kaluar, departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës së Apelit, e kishte kthyer në rigjykim rastin e Shaban Gogajt, i cili nga Gjykata Themelore e Pejës ishte dënuar me vetëm 7 vjet e gjashtë muaj burgim për vrasjen e Agonis Tetajt.
Një vendim i tillë kishte ardhur pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan.
“Anulohet aktgjykimi ndaj të akuzuarve Sh.G. dhe I.C., ndërsa çështja kthehet në rigjykim dhe rivendosje. Me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Departamentit për Krime të Rënda, është aprovuar ankesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda, ashtu që aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është anuluar dhe çështja është i kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje”, thuhej në njoftimin e Apelit.
Apeli në këtë rast konsideronte se Themelorja nuk i kishte vlerësuar në masë të duhur të gjitha provat të cilat e karakterizojnë çështjen penale.
Më 14 tetor, Shaban Gogaj ishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018 në Deçan.
Ky vendim ishte marrë nga Gjykata Themelore në Pejë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese
-
Shkarkohet kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
-
Allen pas takimit me Kurtin: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet që kanë bërë Kosova dhe Serbia
-
Të hënën arrin në Kosovë kontingjenti i 41-të i ushtarëve kroat në kuadër të KFOR-it
Lajmet kryesore
-
Vizita e Cameron në Tiranë: Fokus emigrantët dhe plani për gjyqësorin
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO konfirmon masat arrest në burg për 9 të arrestuar
-
A mundet Netanyahu të pengojë zgjedhjet e parakohshme dhe një strategji për Gazën?
-
De Rui: Drafti i Lajçakut të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese