Gjithçka që duhet të dini mbi performancën e Rihanna-s në ahgenun privat të familjes Ambani në Indi
Performanca e Rihanna-s në ahengun privat para dasmës së djalit të miliarderit Mukesh Ambani i la të gjithë gojëhapur.
Rihanna u shfaq në skenë në Indi të premten e 1 marsit mbrëma për performancën e saj të parë të madhe ‘live’ që nga seti i saj në “Super Bowl” në vitin 2023.
Interpretimet e këngëve të saj të preferuara të rralla të fansave – duke përfshirë “Stay” të vitit 2012, “Umbrella” që nisi karrierën e saj dhe “Consideration”, një këngë që ajo ndan me SZA – filluan të qarkullojnë në platformën X falë një grushti të pranishmëve dashamirës që regjistruan pjesën më të madhe të performancës.
@feisty.rihanna @Rihanna Performing We Found Love In #india #badgalriri #fyp #rihannavideo #rihanna #anantradhika #indianwedding
Rihanna u bashkua me elementët e listës së saj të shkurtër “Super Bowl”, madje duke huazuar disa nga lëvizjet e kërcimit të koreografit të Parris Goebel, teksa këndoi “Work”, “Wild Thoughts”, “Birthday Cake”, “Pour It Up” dhe “Pose”, në të njëjtën mënyrë që ajo bëri shkurtin e kaluar.
Nuk kishte ndryshime në gardërobë, por ajo kishte veshur një fustan jeshil verbues, të qëndisur me rruaza dhe e mbylli natën me një veshje që ia mbulonte edhe kokën e që ishte ngjyrë rozë.
@bollywoodvf It was Rihanna’s Magic on the stage tonight #rihanna #jamnagar#rihanna #anantambani #radhikamerchant #jamnagar #bollywood #foryou #pourtoi #viral #india #wedding #ambani #radhika #frypgシ #celebrity
Familja Ambani iu bashkua asaj në skenë për një foto dhe përqafime pas këngës së fundit.
Koncerti, i mbajtur në qytetin e lindjes së familjes, Jamnagar në Indi, ishte nata e parë e një ngjarjeje tre-ditore për të festuar dasmën – e cila nuk është caktuar të ndodhë deri më vonë këtë verë – të Anant Ambani dhe Radhika Merchant.
Sipas disa raporteve, njerëz të panumërt të profilit të lartë, përfshirë Bill Gates, Mark Zuckerberg dhe CEO i Disney, Bob Iger, ishin në listën e të ftuarve.
Pra, sa para duhen për ta nxjerrë Rihannën në skenë?
Daily Mail ka vlerësuar një çmim fillestar prej gjashtë milionësh, i cili nuk do të ishte një supozim i largët, duke parë se familja Ambani thuhet se shpenzoi mbi 100 milionë dollarë për dasmën e motrës së Anantit, Isha në vitin 2018, ku për të pranishmit performoi Beyonce.
Anant është fëmija më i vogël i Mukesh Ambanit, kryetarit dhe drejtorit menaxhues të Reliance Industries, e cila ka aksione në telekom, naftë dhe gaz, së bashku me shitjet me pakicë dhe shërbimet financiare.
Forbes vlerëson se pasuria e tij neto është rreth 116 miliardë dollarë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Fituesi i “Eurovision 2024”, Nemo i kërkon Zvicrës të njohë gjininë e tretë
-
Me “Hit Me Hard and Soft”, Billie Eilish po vazhdon t’i bëjë gjërat në mënyrën e saj
-
Magjia e kryeveprave botërore mbështjell skenën e Chopin Piano Festival
-
Qeveria kroate jep 50 mijë euro për Baby Lasagna pas suksesit në Eurovision, por ai nuk i pranon: Ia dhuron dy instituteve mjekësore
Lajmet kryesore
-
Megaoperacioni i SPAK: Goditen 7 grupe kriminale, 50 urdhër-arreste dhe 4.5 milionë euro të sekuestruara
-
Hasani takim me Kaja Kallas: Diskutime për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
-
Kievi njofton se 10 mijë njerëz u evakuuan nga rajoni i Kharkiv
-
Kurti s’po guxon ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Kushtetuese, thotë Haziri