“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, cilësohet rasti i rrëzimit të çatisë së Komunës – Prokuroria nis hetimet
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastin e së enjtes në Komunën e re të Prishtinës, pas rrëzimit të çatisë ku mbeti e lënduar një grua, 23-vjeçare.
Në një përgjigje me shkrim zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se gjatë ditës së djeshme prokurori i shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë me njësitë relevante dhe me urdhër të tij janë iniciuar hetime në drejtim të veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Prokuroria në koordinim me policinë janë duke i kryer hetimet lidhur me këtë rast dhe varësisht nga gjetjet do ta trajtojë tutje këtë çështje, konform dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ulaj për AP.
23 vjeçarja që është lënduar pas rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, është duke vazhduar trajtimin në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ), gjendja e saj vazhdon të jetë e renduar për shkak të lëndimeve serioze që ka marrë.
Shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka, në një bisedë për Albanian Post ka sqaruar se ajo po vazhdon të mbahet në aparaturë.
“Pacientja po vazhdon të mbahet me barna e lidhur përmes aparaturës mjekësore, kjo pasi që lëndimet vazhdojnë të jenë serioze”, ka thënë Uka për AP.
“Lëndimet i ka kryesisht në regjionin e kokës, gjakderdhje në regjionin e indidit trunor. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse i është nënshtruar intervenimit kirurgjik”.
Tutje ai ka sqaruar edhe lëndimet e tjera që ka pranuar pacientja.
“Ka edhe lëndime të një unaze të pjesës së qafës dhe dy unazave të pjesës torakale, gjegjësisht pjesës së gjoksit. Ka edhe një lëndim të kockës së dorës së djathtë. Janë duke u kryer ekzaminimet shtesë, analizat laboratorike dhe pritet që në orët e ardhshme të bëhet vlerësimi definitiv”.
Të enjten, pacientja fillimisht ishte dërguar në Emergjencë.
Edhe drejtori i Emergjencës, Naser Syla, në një bisedë për Albanian Post kishte thënë se pacientja ka marrë lëndime të rënda.
“Stabile është, por gjendjen e ka të rëndë pasi që lëndimet kanë qenë shumë të rënda. Lëndimet i ka marrë në kokë dhe në trup”, tha Syla për AP.
Çka ndodhi?
Një person është lënduar pas rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, të enjten e 19 janarit.
Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci për AP.
Ndërsa, ka shtuar se policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që dërguan deri tek ky rast.
Uka, pohoi se pacienten e kanë pranuar mbrëmë në Mjekimin Intensiv Qendror.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Osmani takon të dielën Nënsekretaren Allen, nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
-
Deklarata e Kurtit për 78 mijë vende të reja pune, Tahiri: Lëri përrallat, stop abuzimit me shifra imagjinare
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit