Lajme

Një person lëndohet nga rënia e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës


Foto nga rrëzimi i kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Një person është lënduar pas rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit”  në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci për AP.

Ndërsa, ka shtuar se policia ka nisur hetimet pwr tw zbardhur rrethanat.

“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Ekipet e emergjencës së Prishtinës janë në vendin e ngjarjes, teksa rruga është e bllokuar nga Policia për qarkullim të automjeteve.

Ky lajm është përditësuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore