Një tjetër grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën në Prishtinë.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, tha Ahmeti për AP.
Ajo tutje ka sqaruar se policia dhe prokuroria janë duke hetuar rastin.
“Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim të zbardhjes së rrethanave të rastit”.
Më 15 dhjetor, Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të identifikuar disa persona që dyshohen se janë përfshirë në një rast të grabitjes.
Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se grabitja ka ndodhur më 20 shtator në rrugën magjistrale Pejë-Radavc-Kullë.
“Sektori Rajonal i Hetimeve, është duke punuar lidhur identifikimin dhe kapjen e kryerësve të mundshëm për veprën penale ‘Grabitje’ të datës 20. 09. 2023 në rrugën magjistrale Pejë – Radavc – Kullë në rrugën ‘Mulla Zekë Bedyna”, ka thënë policia.
Nga ky institucion i drejtësisë është kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave.
Policia e Kosovës, gjatë muajit dhjetor, kishte vazhduar aksionin lidhur me grabitjen e 22 nëntorit në një argjendari në Komunën e Suharekës.
Ky institucion i sigurisë, kishte kryer operacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Shtime, për rastin e grabitjes së një argjendaria në Komunën e Suharekës, ditë më parë.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria pas përfundimit të aksionit njoftoi se për vrasjen e njërit nga grabitësit dhe plagosjen e një zyrtari policor.
Gjatë aksionit Policia e Kosovës, njoftoi, se janë arrestuar edhe katër të dyshuar – numri i të arrestuarve ka shkuar në 7 persona.
Aksionet e njëpasnjëshme të Policisë së Kosovës vijën pas arrestimit të dy të dyshuarve për grabitjen në argjendarisë në Suharekë, për të cilët nga Prokuroria u tha se nuk kanë qenë pjesëmarrës direkt, por kanë asistuar grabitësit në përgatitjen e planit.
Grupi në përbërje prej katër personave dyshohet se kreu vjedhje mbi 250 mijë euro.
Burime të Albanian Post kishin thënë se dyshohet për një grup të përbërë nga ish-të burgosur me të kaluar kriminale të cilët janë liruar rishtazi nga burgjet e Kosovës dhe një pjesë tjetër nga persona që kanë marrë pjesë në luftëra në shtete të tjera jashtë Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani uron Plenkoviç-in për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Kroacisë
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria
Lajmet kryesore
-
Liderët e “VLEN”-it në Prishtinë për të marrë “bekimin” e Kurtit për koalicionin me Mickoski-n
-
SPAK zbardh aleancat mes bandave: Nga Martinaj te klani Duka, dhuna e egër karakteristikë e tyre
-
Kush janë hebrenjtë ultraortodoksë dhe pro-palestinezë?
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit