Lajme

Policia publikon pamjet e një grabitjeje, kërkon ndihmë për identifikimin e personave të dyshuar


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të identifikuar disa persona që dyshohen se janë përfshirë në një rast të grabitjes.

Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se grabitja ka ndodhur më 20 shtator në rrugën magjistrale Pejë-Radavc-Kullë.

“Sektori Rajonal i Hetimeve, është duke punuar lidhur identifikimin dhe kapjen e kryerësve të mundshëm për veprën penale ‘Grabitje’ të datës 20. 09. 2023 në rrugën magjistrale Pejë – Radavc – Kullë në rrugën ‘Mulla Zekë Bedyna”, ka thënë policia.

Nga ky institucion i drejtësisë është kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave.

“Andaj është kërkesë e hetuesve rajonalë të cilët janë të angazhuar me rastin për të bërë publikimin e video – incizimit nga vendi i incidentit i siguruar nga kamerat e sigurisë me qëllim të ofrimit ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave që shihen në video – incizim”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje është thënë se për publikimin e pamjeve është dhënë autorizimi nga Prokurori i Shtetit.

Policia e Kosovës, gjatë muajit dhjetor, kishte vazhduar aksionin lidhur me grabitjen e 22 nëntorit në një argjendari në Komunën e Suharekës.

Ky institucion i sigurisë, kishte kryer operacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Shtime, për rastin e grabitjes së një argjendaria në Komunën e Suharekës, ditë më parë.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria pas përfundimit të aksionit njoftoi se për vrasjen e njërit nga grabitësit dhe plagosjen e një zyrtari policor.

Gjatë aksionit Policia e Kosovës, njoftoi, se janë arrestuar edhe katër të dyshuar – numri i të arrestuarve ka shkuar në 7 persona.

Aksionet e njëpasnjëshme të Policisë së Kosovës vijën pas arrestimit të dy të dyshuarve për grabitjen në argjendarisë në Suharekë, për të cilët nga Prokuroria u tha se nuk kanë qenë pjesëmarrës direkt, por kanë asistuar grabitësit në përgatitjen e planit.

Grupi në përbërje prej katër personave dyshohet se kreu vjedhje mbi 250 mijë euro.

Burime të Albanian Post kishin thënë se dyshohet për një grup të përbërë nga ish-të burgosur me të kaluar kriminale të cilët janë liruar rishtazi nga burgjet e Kosovës dhe një pjesë tjetër nga persona që kanë marrë pjesë në luftëra në shtete të tjera jashtë Kosovës.

Policia në ‘luftë’ me banditët e armatosur – bilanci i përplasjes së policëve me grabitësit e argjendarisë në Suharekë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore