Lajme

Gantz: Kërkojmë një plan për Gazën deri më 8 qershor ose do të largohemi nga qeveria


“Kabineti i luftës duhet të përgatisë një plan veprimi për luftën deri më 8 qershor”.

Është ky ultimatumi i ministrit të Kabinetit të Luftës, Beny Gantz.

Ministri duke iu drejtuar kryeministrit Benjamin Netanyahu, shtoi se ai duhet të bëjë një zgjedhje.

“Ju duhet të zgjidhni, nëse nuk zgjidhni do të largohemi nga qeveria”.

Ndërkaq Netanyahu i cilësoi “fjalët e kota nga Gantz, të cilat nënkuptojnë humbjen tonë”.

Konferenca e Gantz erdhi vetëm disa orë pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se kishte rikuperuar trupin e një peng tjetër, Ron Benjamin, 53 vjeç, i cili kishte marrë në një udhëtim afër kufirit me Gazën kur Hamasi nisi sulmin e tij të përgjakshëm në 7 tetor.

Trupi i tij u gjet së bashku me tre pengje të tjerë – Itzik Gelernter, Shani Louk dhe Amit Buskila – eshtrat e të cilave u gjetën të premten.

“Konsideratat personale dhe politike kanë filluar të hyjnë në pjesët më të shenjta të mbrojtjes së Izraelit,” u tha Gantz gazetarëve.

“Kryeministri Netanyahu, unë ju shikoj në sy sonte dhe ju them: Zgjedhja është në duart tuaja”.

“Netanyahu e një dekade më parë do të kishte bërë gjënë e duhur. A jeni i gatshëm të bëni gjënë e duhur dhe patriotike sot? Njerëzit e Izraelit po ju shikojnë”, shtoi ai.

“Ju duhet të zgjidhni midis Sionizmit dhe cinizmit, midis unitetit dhe fraksionalizmit, midis përgjegjësisë dhe paligjshmërisë – dhe midis fitores dhe katastrofës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore